Një video që po qarkullon në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqen trinjaket identike që përdorin “metoda të avancuara” për të ikur nga shtrati gjatë natës.

Babai i foshnjave nuk mund t’i besonte syve kur pa se si trinjaket po bashkëpunonin për të ikur nga shtrati, derisa nëna e tyre Kathryn ishte ne punë.

Prindërit e vajzave gjithmonë habiteshin se si ato po arrijnë të dalin nga shtrati dhe të ikin nga dhoma, dhe kështu një ditë vendosën të instalojnë kamerë e cila do t’ju ndihmonte ta kuptojnë “taktikën” e tyre të “arratisjes”.

Dhe kur i panë pamjet u habitën me inteligjencën e vogëlusheve, ku njëra prej tyre arrinte të dilte nga shtrati dy tjera bërtisnin nga gëzimi. E pasi që kompletohej “ekipi”, ato iknin nga dhoma e gjumit.

Videoja është filmuar në MassachuesttesSHBA-ve, kurse vajzat kanë fituar epitetin e vogëlusheve inteligjente bashkuan forcat për ta realizuar “misionin” e tyre.