Arratiset 38-vjeçarja, pranga dy
policëve që ruanin banesën e saj

Arratiset 38-vjeçarja, pranga dy<br />policëve që ruanin banesën e saj
ELBASAN - 38-vjeçarja Ermira Beqiraj nga qyteti i Elbasanit, e cila mbahej në arrest shtëpie për trafik ndërkombëtar droge, ka thyer masën e sigurisë duke u arratisur nga banesa e saj, ndërsa janë vënë në pranga dy punonjësit e policisë të cilët ruanin banesën e saj. 

Dy policët e arrestuar, Meki Gjika dhe Gëzim Ago akuzohen për shpërdorim detyre. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet ndërkohë që janë ngritur postblloqe në të gjitha kryqëzimet kryesore të qytetit të Elbasanit.

LIROHET E DYSHUARA SI ERMIRA BEQIRAJ
Ora 21:00 Pas verifikimeve te kryera, policia ka liruar të dyshuarën e ndalur në Gramsh. Shtetasja në fjalë u ndal nga postblloku i ngritur për kapjen e Ermirës, raporton korrespondeti i televizionit A1Report,  Andi Qosja.

POLICIA NDALOI NJE TE DYSHUAR NE GRAMSH

Ora 20:00 Rreth tre orë pas arratisjes së 38-vjeçares Ermira Beqiraj, e cila theu masën e sigurisë arrest me burg, dyshohet se është bërë arrestimi i saj në Gramsh. Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetase në rrugën e vjetër që lidh Gramshin me qytetin e Korçës, por ende po kryhen verifikimet përkatëse për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me të arratisurën nga Elbasani. Një nga postblloqet e ngritura për kapjen e Ermirës ka ndaluar një shtetase të ngjashme me të kërkuarën, por janë duke u kryer verifikimet e duhura për të përcaktuar identitetin e saj.

ARRESTIMI NE SHTATOR I TRAFIKANTES SE DROGES
38-vjeçarja Beqiraj u arrestua në piken e kalimit kufitar në Kakavijë së bashku me djalin e saj 16-vjeçar në 7 shtator të vitit 2012 teksa transportonte në mjetin e saj 28 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas kontrollit të ushtruar nga policia kufitare u zbuluan në brendësi të 4 dyerve të makinës 173 pako me marijuanë. Policia kufitare e Kakavijës sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ndërsa ndaloi drejtuesen dhe djalin e saj. I mituri u la në gjendje të lirë kurse 38-vjeçarja u hetua me akuzën e "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi ndaj saj masën e sigurisë "arrest me burg" ndërkohë pas apelit, 38-vjeçarja u la në "arrest shtëpie" mase e cila u thye gjatë ditës së sotme. Mësohet se Ermira Beqiraj ishte e divorcuar dhe bashkëjeton me një shtetas grek në Volos të Greqisë së bashku me dy fëmijët e saj.

NE GUSHT GENTIAN BEQIRI U VRA NE BANESE, ISHTE NE ARREST SHTEPIE
Vetëm 4 muaj më parë, në 15 gusht një tjetër rast i shpërdorimit të detyrës po në Elbasan i mori jetën 35-vjeçarit Gentian Beqiri i cili ndodhej në arrest shtëpie i akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së biznesmenit Sokol Çapja në dhjetor të 2005-ës. Ai u ekzekutua në banesën e tij së bashku me të atin nga dy autorë të dyshuar të cilët u arrestuan pak orë pas vrasjes, Florent Çapja dhe Ajet Jaçe. Dy punonjësit e policisë të cilët ruanin banesën e 35-vjeçarit u arrestuan dhe u pezulluan po atë mbrëmje. Sami Derstila dhe Neshat Budina akuzohen për shpërdorim detyre.

*Lajmi u publikua fillimisht në orën 17:00, u përditësua në 20:03 dhe së fundi në orën 21:10

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë