Arratiset nga burgu krimineli më i rrezikshëm në Ekuador, lideri i Los Choneros

Arratiset nga burgu krimineli më i rrezikshëm në Ekuador, lideri i Los Choneros

Autoritetet në Ekuador janë angazhuar maksimalisht për të gjetur një nga kriminelët “më të rrezikshëm të vendit”, pasi zyrtarët zbuluan të dielën se ai ishte arratisur nga qelia në një qendër paraburgimi në qytetin port të Guayaquilit.

Zyra e Prokurorit të Ekuadorit tha se ka hapur një hetim për arratisjen e dyshuar të José Adolfo Macías Villamar, i njohur si Fito, nga burgu Litoral, kompleksi më i madh dhe gjoja më i sigurt i burgut në vend. Kjo erdhi pasi komandanti i policisë kombëtare të Ekuadorit, gjenerali Cesar Zapata, u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të dielën se forcat e armatosura vunë re se një i burgosur në burg mungonte. 

Deri më sot nuk dihet vendndodhja dhe mënyra e arratisjes së Fitos. Zëdhënësi presidencial Roberto Izurieta tha në konferencën për shtyp se më shumë se 3,000 personel të zbatimit të ligjit tani po përpiqen ta gjejnë atë.

“Ne nuk mundemi, siç e kuptoni, të japim më shumë detaje rreth këtij operacioni. Ne jemi të bindur se me mbështetjen e forcave të armatosura dhe policisë dhe profesionalizmin e tyre do ta përfundojmë me sukses këtë kërkim”, tha Izurieta.

Kush është Fito?

I njohur si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Ekuadorit, Fito është lideri i Los Choneros, një bandë burgu që merret me trafikun e drogës dhe zhvatjen. Me shumë nga anëtarët e saj të burgosur, ajo ka ndikim mbi burgjet e vendit të Amerikës së Jugut që janë lënë pas dore vazhdimisht nga qeveria. Ashtu si bandat e tjera, aktiviteti kriminal i Los Choneros besohet se shtrihet jashtë mureve të burgut, madje thuhet se funksionon si një krah operativ i kartelit Sinaloa të Meksikës.

Fito ishte i arrestuar që nga viti 2011, por ai u bë lider i Los Choneros vetëm pas vrasjes së ish-kreut Jorge Luis Zambrano González (i cili njihej si Rasquiña) në vitin 2020. Fito po vuante një dënim 34-vjeçar për trafik droge, krim të organizuar, dhe vrasje. 

Por kreu 44-vjeçar i bandës ka një histori të daljes nga burgu: në shkurt 2013, ai u arratis nga La Roca, një burg i sigurisë maksimale në kompleksin e burgut Litoral, me 17 të tjerë dhe ishte në arrati prej muajsh. para se të kapej në maj të atij viti.

Fito ka qenë gjithashtu i lidhur me një vrasje më të fundit politike. Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit vitin e kaluar , kandidati Fernando Villavicencio - i cili foli kundër karteleve të fuqishme të drogës në Ekuado - u vra në kryeqytetin Quito në gusht. Ditë para vdekjes së tij, Villavicencio tha se ai dhe ekipi i tij kishin marrë kërcënime nga Fito dhe Los Choneros. Tre ditë pas atentatit, Fito u transferua sërish në burgun e sigurisë maksimale në La Roca.

Çfarë po ndodh në Ekuador?

Dhuna ka tronditur Ekuadorin, veçanërisht pas pandemisë COVID-19 dhe qeveritë nuk kanë arritur të frenojnë krimin e organizuar. Vendi tani ka një nga normat më të larta të vrasjeve në Amerikën Latine.

Ekspertët dhe politikanët fajësojnë për këtë fatkeqësi pjesërisht luftën e bandave për pushtet, veçanërisht pas vdekjes së Rasquiña të Los Chonero. Grupet e trafikut të kokainës kanë pasur gjithashtu një ndikim në rritje vitet e fundit, duke lulëzuar në mes të një ekonomie të dobët vendase.

Në fillim të vitit 2024, presidenti i ri Daniel Noboa tha se planifikon të mbajë një referendum për të forcuar masat e sigurisë në Ekuador, duke përfshirë zgjatjen e dënimeve me burg për krime të rënda.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë