Interpol Tirana ekstradoi në Itali Juljan Kollçakun, i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve".
Ai akuzohet për trafikimin e 489 kilogramëve kokainë dhe importimit të një sasie prej 32 kilogramësh, nga e cila janë sekuestruar 4 kilogramë.
Sipas hetimeve, Kollçaku ishte pjesë e një grupi që vepronte në Ekuador dhe blinte drogë nga Kolumbia duke e eksportuar drejt Italisë në portet e Livornos, Genovas dhe Savonës.
Kokaina vinte nga porti i Guayaquilit në Ekuador, në kuti bananesh. Ndërsa sasia blihej në Kolumbi dhe ishte destinuar për anëtarë të grupeve të shumta kriminale, me anëtarë, kryesisht shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Rreth 2 ton të lëndës narkotike u sekuestruan në disa episode.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










