Një i burgosur është arratisur nga një burg rural në Agia të Larisas, duke i shpëtuar në këtë mënyrë dënimit të tij.

I burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas mediave greke thuhet të ketë qenë shtetas shqiptar. Ai përfitoi nga rasti duke u arratisur menjëherë në momentin që ndodhej jashtë burgut për të kryer punë të detyruar në bujqësi.

Mësohet se, i burgosuri shqiptar pritej të lirohej muajin që vinte, pasi ishte arrestuar për “rrezistencë ndaj burgut”, “vjedhje” dhe “plagosje me dashje”. Policia greke është vënë në kërkim të tij.