Arratisja e Gruevskit, edhe Mali i Zi e pranon: Ish-kryeministri hyri dhe doli në datën 11 nëntor, procedurat sipas ligjit

Arratisja e Gruevskit, edhe Mali i Zi e pranon: Ish-kryeministri hyri dhe doli në datën 11 nëntor, procedurat sipas ligjit

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski

Edhe Ministria e Brendshme e Malit të Zi, pas autoriteteve shqiptare, pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë dhe ka dalë në datën 11 nëntor. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ministri thekson se policia ka kryer të gjitha procedurat në respekt të ligjit. Një ditë më parë, policia shqiptare bëri me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze.

Mësohet se në datën kur Gruevski ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018. Pavarësisht njoftimit të policisë shqiptare, burime për Report Tv bëjnë me dije se hyrja e Gruevskit është bërë përmes pikës kufitare të Bllatës në Maqellarë të Dibrës.

Ndërkaq, në Hungari, ministri i Jashtëm sqaroi se çështja e Gruevskit do të trajtohet nga ana juridike dhe jo politike. Ndërsa opozita në Budapest ka shpërndarë pankarta ku shihet ish-Kryeministri maqedonas me kreun e qeverisë hungareze Viktor Orban.

Prokurorët në Shkup kanë nisur hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm për arratisjen e Gruevskit. Dyshohet se ish-Kryeministri është ndihmuar nga oficerë në Ministrinë e Brendshme maqedonase. Një hetim po zhvillohet edhe në Ministrinë e Brendshme për të zbuluar bashkëpunëtorët e ish-Kryeministrit. Mediat në Maqedoni raportojnë se pavarësisht arratisjes së tij, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungese, në total për 10 vepra penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët