VLORE-Gjykata ka liruar nga burgu dy policët e burgjeve, të cilëve u iku nga salla e gjyqit duke u arratisur i dënuari Mikel Kasa 29-vjeç. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa u ndaluan nga policia dy policë të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Sot, policët dolën para gjykatës për masën e sigurisë.
Prokuroria kërkoi garanci pasurore nga 300 mijë lekë për secilin, por gjykata vendosi që t’i lironte nga burgu duke i lënë në detyrim paraqitje. Kështu do të hënë në orën 12:00 dy policët do të paraqiten në organin e akuzës për hetimet. Mikel Kasa 29-vjeç, u arratis dy ditë më parë nga kati i dytë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Vlorës.
Ai u arratis në prani të dy policëve që e shoqëronin, ndërsa përshkoi korridoret e gjykatës i pandaluar nga askush. I riu u iku dy policëve të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Dy efektivët e Burgut të Vlorës kishin për detyrë të shoqëronin dhe ruanin të dënuarin me 3.4 vite burg për rrëmbim dhe kanosje, Mikel Kasa. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e të riut që u arratis.
Hahaha i kane liruar sepse nuk i mbanin dot me buke brenda. Sa e kishin barkun ata hahahaha Njeri iku, keta dy u liruan, kush e mban pergjegjesine?
Përgjigju