Rreth orës 18.55 minuta, te datës 23.11.2013, ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale- ne Drenove te qytetit te Korces janë arratisur te dënuarit:
Admir Bahri Tafili- burgim i perjetshem
Fran Pal Marashi- burgim i perjetshem
Gëzim Gjergj Guri- burgim i perjetshem
Gëzim Ndue Toma- 12 vjet burgim
Reiz Namik Haxhiraj-13 vjet e 8 muaj
Eduard Kujtim Lula- 25 vjet burgim
Artur Gora – burgim i përjetshëm ( i kapur tashme nga policia)
Nga verifikimet paraprake te kryera rezulton se ne orën 18.33 minuta personat e mësipërm, kane qene duke kryer veprime ne klasën e te dënuarve, ne seksionin e sigurisë se larte.
Ne momentin qe kane hyre ne klase, keta persona, kane qene te armatosur me dy automatik dhe dy pistoleta.
Duke përfituar nga shkelja e skemës se sigurisë, se punonjësve te policisë, përgjegjës per garantimin e saj, pasi kane marre peng punonjësit e policisë kane mundur te arratisen nga ky Institucion.
Pasi kane dale nga zona e sigurisë (regjimi i brendshëm), nen kërcënimin e armeve, kane prere rrjetën e rrethimit te jashtëm dhe ne bashkëpunim me persona te tjerë, jashtë burgut, kane mundur te largohen.
Nga hetimet e deritanishme te kësaj ngjarje ka rezultuar se, personat e mësipërm kane planifikuar arratisjen nga ky burg, disa muaj me pare. Ne funksion te realizimit te këtij plani, ne bashkëpunim me persona te tjerë, kane bere te mundur, qe ne këto ambiente, te futen sende te kundraligjshme, te cilat janë perdorur per te kërcënuar punonjësit e shërbimit gjate arratisjes se tyre.
Pas marrjes se njoftimit per kete ngjarje te rende, Prokuroria e Rrethit Korce ka filluar hetimet per zbardhjen e te gjitha rrethanave te kesaj ngjarje.
Nderkohe eshte krijuar nje grup pune, me përfaqësues te Ministrise se Brendshme, Sherbimi Informativ Shteteror, Prokuroria e Pregjithshme dhe Ministria e Drejtesise, te cilet po analizojnë me imtësi ngjarjen e ndodhur, per te evidentuar shkaqet dhe personat përgjegjës, si dhe marrjen e masave per parandalimin e ngjarjeve te tilla ne te ardhmen.
Eshte vendosur arrestimi ne flagrance i te gjithë punonjësve te shërbimit te turnit kur ka ndodhur ngjarja, ne burgun Drenove, te cilët me mosveprimet e tyre kane lejuar arratisjen e këtyre personave, te dënuar per vepra te renda penale.
Kjo ngjarje evidentoi se sistemi i sigurise dhe informacionit, nuk ka funksionuar, çka sjell si domosdoshmëri reformimin tërësor te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, si shërbimi përgjegjës qe garanton marrjen dhe transmetimin e informacionit ne kohen e duhur.
Nderkohe, Ministri i Drejtesise, ka shkarkuar ne menyre te menjehershme Drejtorin e Burgut Drenove, Genci Postoli, si dhe ka urdhëruar rritjen e nivelit te gadishmerise, ne te gjitha burgjet, me shërbime te përforcuara, per te garantuar sigurinë maksimale dhe rendin ne këto Institucione.
Gjithashtu, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm te punonjësve te nivelit te larte te sherbimit te kontrollit te brendshem, per mungese profesionalizmi dhe përkushtimi, te cilët me mosveprimet e tyre kane krijuar terren e mundësi per ngjarje te renda, si ajo e ditës se djeshme.
Ngjarja e dites se djeshme tregoi qe sistemi i sigurise ne burgje eshte nje sistem i kalbur, joprofesional i ndërtuar mbi bazën e emerimeve politike, klienteliste dhe korruptive.
Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve në sistemin penitenciar, eliminimin e korrupsionit, është e nevojshme të reformohet ky sistem. Eshte përgatitur paketa ligjore me ndryshimet ne ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe ndryshime ligjore në ligjin “Për Policinë e Burgjeve”.
Jemi te vendosur per te reformuar plotësisht kete sistem duke garantuar ne radhe te pare te gjitha te drejtat e liritë themelore, te te dënuarve, qe vuajnë dënimet ne burgjet tona, e gërshetuar kjo me marrjen e masave te gjithanshme per te rritur ne nivel maksimal sigurinë ne te gjitha burgjet, te çfarëdo niveli qofshin ato.
Jemi te vendosur qe te vëmë para ligjit çdo punonjës te çfarëdo niveli qofte ai, nga polici me i thjeshte deri te drejtuesit me te larte te këtij Institucioni, te cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre krijojnë terren e mundësi per ngjarje si ajo e ditës se djeshme.
Jemi te vendosur dhe nuk do te tolerojmë asnjë rast te shkeljes se rregullave te shërbimit te rojës, nga gjithë personeli i burgjeve, te cilët bëjnë te mundur futjen e sendeve te kundraligjshme ne burgjet tona, duke rritur e forcuar ne kete menyre kontrollet, per te vene para përgjegjësisë penale te gjithe ata punonjës, te cilët te nisur nga veprimet thellësisht korruptive, bashkëpunojnë me elemente kriminiale dhe sjellin keto pasoja qe cenojnë dukshëm rendin dhe sigurinë publike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com