Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Kupën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë dënimin me burg për 25 vite.
Kjo masë është marrë për arratisjen spektakolare nga burgu i Trikallës në Greqi, ku Ilir Kupa mundi të largohej së bashku me disa shqiptarë të tjerë.
Së bashku me 11 persona të tjerë, ai akuzohet se ka kryer disa vjedhje në Shqipëri dhe Maqedoni.
Në Dhjetor të vitit 2015 Kupa u dënua nga gjykata e Apelit e Tiranës me 5 vite e 6 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë nga Greqia është transferuar dosja ku Ilir Kupa rezulton të jetë i përfshirë në disa grabitje, për të cila është dënuar me 56 vite burg.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com