Ilir Kupa i njohur ndryshe se kreu i bandës së babagjyashëve grabitës është njohur këtë të enjte me kërkesën për dënimin e tij me burg përjetë për krime të cilat ai i ka kryer në shtetin fqinj Greqi.

Kupa akuzohet për Krijim të grupit kriminal, tentativë vrasje të punonjësit të policisë dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Pas 14 seancave akuza ka kërkuar burg perjetë ndaj tij, ndërsa me gjykimin e shkurtuar përfundimisht dënimi ndaj tij zbret në 25 vite burg.

Ende nuk ka një vendim që pritet të jepet javën e ardhshme, ndërkohë që Kupa është në një tjetër proces gjyqësorë në të konsideruarën banda e Babagjyshëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)