Arratisja nga burgu, PD: Shteti
ra dy herë brenda një ore
Partia Demokratike me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me arratisjen në burgun e Drenovës, në Korçë tha se shteti ka rënë dy herë brenda një ore.
TIRANË - Partia Demokratike me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me arratisjen në burgun e Drenovës, në Korçë tha se shteti ka rënë dy herë brenda një ore. “Shteti shqiptar ka rënë dje dy herë në harkun e një ore, teksa qeveria shtrohet në gosti nëpër resorte luksoze të Tiranës. 7 persona të dënuar me burgim të përjetshëm arrijnë të dalin të armatosur nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Kjo është rënia e parë e shtetit. Rreth një orë më vonë, të arratisurit arrijnë të çajnë me forcë një postbllok të policisë të ngritur në Pogradec enkas për ndalimin e tyre. Dhe ky është rrëzimi i dytë i shtetit”, tha gjatë deklaratës zëdhënësja Silvi Bardhi.
Sipas saj, “ndërkohë, qeveria përhap panik duke i thënë qytetarëve të bëjnë kujdes se personat janë të rrezikshëm dhe të armatosur. Partia Demokratike është e shqetësuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ne konstatojmë se për fat të keq shteti ka pushuar së ekzistuari në dy raste dje, dhe pikërisht për funksionet më të rëndësishme për të cilat shteti ekziston, për sigurinë dhe rendit publik”.
Kjo situatë e rënduar e pasigurisë dhe e vërshimit të krimit e dobësimit të shtetit në çdo drejtim vjen si rezultat i mënyrës së qeverisjes. Filozofia e dyshes Rama-Meta është allishverishi, ndarja e tortës së përfitimeve, dhe kjo ka bërë zëvendësimin e profesionistëve në polici e kudo, me militantë të paaftë por besnikë të partisë dhe të shefave të tyre. Për këtë qeveri, përfitimi dhe ndarja e tortës së pushtetit është shqetësimi kryesor, dhe kjo ka sjellë pasoja të dukshme në rritjen e kriminalitetit në vend, në rritjen e pasigurisë për qytetarët.
Rënia e institucioneve të zbatimit të ligjit, të policisë, të burgjeve, lidhet kryesisht me keqqeverisjen dhe me faktin se emërimet në detyrat dhe në postet kyçe janë bërë sipas llogarive financiare dhe elektorale. Kjo është situata ideale për krimin, dhe situata më e keqe për qytetarët. Kjo është një qeveri ideale për krimin, dhe qeveria më e keqe për qytetarët dhe shtetin”, përfundoi deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 3421
Lajme të tjera
-
U hodhën në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës dhe 2 fëmijëve! 9-vjeçarja u gjet nga peshkatarët
5 Maj, 17:20
-
Hamas kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, Netanyahu: Kjo do të ishte dorëzim, e papranueshme
5 Maj, 17:19
-
Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje
5 Maj, 17:10
-
Presidenti kinez nis vizitën në Francë
5 Maj, 16:53
-
Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit, Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik (Foto)
5 Maj, 16:40
-
‘Lutem të jetë e gjatë dita dhe e shkurtër jeta’/ Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit
5 Maj, 16:24
-
Balla i feston Pashkët në Vlorë tek Qendra 'Vatra', apeli për gratë e vajzat: Askush s'ka lindur për të vuajtur, denonconi dhunën
5 Maj, 16:23
-
Shëngjin/ ‘Rana e Hedhun’ tërheq turistët e huaj me kampera: Perlë e bregdetit shqiptar, ia vlen të vizitohet
5 Maj, 16:03
-
Elbasan/ Makina përplas motorin, lëndohen drejtuesi dhe pasagjeri
5 Maj, 15:57
-
“Hasi jehon”, mbahet edicioni i 35-të folklorik në Prizren! Performojnë 30 ansamble nga të gjitha trevat
5 Maj, 15:51
-
Babai i Heidit në BBV3?! Përgjigjet daja i banores
5 Maj, 15:45
-
Dita e Tokës në Laç, studiuesi sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme
5 Maj, 15:18