TIRANË- Ilir Kupa nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e policit grek dhe vajzën e vrarë në Greqi gjatë periudhës që Kupa ndiqej nga policia helene pasi u arratis nga burgu i Trikallas.
Këtë qëndrim mbajti avokati grek i Ilir Kupës, Sakis Kehaoglu,pas një takimi me Kupën në ambjentet e burgut 302.
Ai shtoi se klienti i tij akuzohet padrejtësisht, madje jo vetëm Kupa por dhe shumë shqiptarë të tjerë, sipas Kehaoglu-t janë dënuar me procese gjyqësore jo të rregulta nga drejtësia greke.
ARRESTIMI DHE HETIMET NDAJ KUPËS
Ilir Kupa u arrestua pak kohë më parë në periferi të Tiranës, dhe në një intervistë të pak kohëve më parë për “A1Repost” ai vetë mohoi të gjitha akuzat dhe deklaroi se dëshiron të gjykohet në Shqipëri dhe të mos ekstradohet.
Pas arrestimit, Kupa u dyshua edhe si i përfshirë në grabitjen me babagjysh në qendrën tregtare TEG, por kjo akuzë ende nuk është vërtetuar.
Hetimet ndaj tij janë ende të hapura pasi deri në këtë momente në pranga është vetëm Kupa dhe Agron Picaku, si person i cili ka ndihmuar Ilir Kupën t’i fshihej policisë, duke qëndruar në arrati në zonën e Mirditës dhe asnjë i dyshuar apo bashkëpunëtorë i tij.
(Ne foto: Ilir Kupa dhe avokati grek Sakis Kehaoglu)
Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com