TIRANE - Pas akuzave për manipulim në garën e 22 korrikut për kreun e PD-së, tashmë ndarja mes kampeve në PD duket se po thellohet. Në skenë kanë dalë edhe njerëz të cilët nuk u është dëgjuar shumë zëri apo që janë mënjanuar nga listat e 23 qershorit. Mes tyre është edhe ish-deputetja Arenca Trashani, e cila ka akuzuar Astrit Patozin se ka marrë shumë nga PD-ja, parti të cilën, sipas saj, tashmë ai e urren.
Trashani shprehet se Patozi, në vend të sulmojë kundërshtarët e PS-së, merret me PD-në. “Nuk u habita as edhe një fije… Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në. E kështu, gjëja e parë që dinë të bëjnë në opozitë është të sulmojnë PD-në, pa nxjerrë hala as edhe një fjalë për kundërshtarin”, shprehet Trashani.
Dhe ish-deputetja e PD nuk është e para që ka reaguar ndaj deklaratave të Patozit, i cili për hir të së vërtetës nuk ka pasur asnjë post drejtues në ekzekutiv për tetë vite që PD ka qënë në pushtet. Çka me sa duket deklaratat për mirënjohje ndaj PD drejtuar ndaj Patozit pak mund të zënë vend tek ish-nënkryetari i PD, njëherësh ish-kreu i grupit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com