Arrest Doshi-Frroku,Berisha:Meta
shpifi për mua pse s’arrestohet?

Arrest Doshi-Frroku,Berisha:Meta<br />shpifi për mua pse s’arrestohet?
TIRANE - “Edhe Meta duhet të arrestohet pasi ka shpifur për mua tek familja e Mark Frrokut,”- kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook Sali Berisha duke reaguar kështu për kërkesën e prokurorisë që të arrestohet Doshi dhe Frroku.

Sali Berisha ka ngritur sot akuza ndaj prokurorisë për faktin që ajo nuk ka nisur hetime ndaj Ilir Metës për shpifjet që ai ka bërë kundrejt Sali Berishës.

Ish lideri i opozitës akuzon prokurorinë se nuk i trajton të gjithë njësoj pasi nëse aktualisht ka një akuzë ndaj Mark Frrokut dhe Tom Doshit për shpifje po njësoj duhet të kishte një akuzë edhe për kryeparlamentarin i cili ka akuzuar Berishën duke thënë se ai synonte që të vriste vëllain e familjes Frroku.
 
Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook
 
Meta nuk akuzohet per shpifje sepse ne "fermen e derrave" disa derra jane me te barabarte se sa te tjeret!
Te dashur miq, dje Prokuroria i kerkoi Parlamentit autorizimin per arrestimin e dy deputeteve te mazhorances se qelbesiraven Tom Doshi dhe Mark Frroku, sepse jane perfshire ne nje komplot anti-mazhorance dhe kane akuzuar Ilir Meten per skenarin e vrasjes te deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Prokuroria nuk ka kerkuar heqjen e imunitetit te Ilir Metes, i cili pas zbulimit te komplotit kunder tij, thirri familjaret e deputetit Fufi, shpifi ne menyren me te ulet dhe u tha atyre se vellain e tyre do ta eleminoje Sali Berisha. Meta ne krye te Parlamentit ka kryer nje krim te shemtuar, por ne emer te barazise para ligjit ai nuk mund te akuzohet sepse vertet ne "fermen e derrave" te gjithe derrat jane te barabarte por disa derra, nder ta dhe Meta, jane me te barabarte se te tjeret!
Vetem nje revolucion demokratik shpeton vendin nga vrasesit ne krye te mazhorances dhe fallangat e tyre ne trungun dhe gjymtyret e saj!! sb

berisha fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara