Arrest shtëpie Shkëlzen Berishës
"Për grabitjen ka dijeni Manjani" 

Arrest shtëpie Shkëlzen Berishës<br />
Arrest në shtëpi ka qënë masa e sigurisë për ish drejtorin e hipotekës në Shkoder Shkelzen Berisha nga gjykata e shkallës së parë ndërsa arrestimin e tij e ka cilësuar si të paligjshëm.

Avokati Ilir Golemi ka deklaruar në sallën e gjyqit se klienti i tij ka qënë duke bashkëpunuar me drejtësinë ku për 2 punonësit e tij Spartak Haxhinë me dëtyre topograf dhe specialistin Taulant Bejko ka bërë kallëzim pasi ka konstatuar probleme ne certifikatat e pronesise te leshuara nga ato.

Ish-Drejtori I Hipotekës përpara trupit gjykues ka shpjeguar se përvecës ka bashkëpunuar me drejtësinë ka lajmëruar edhe ministrinë e Drejtësisë Ylli Manjani mbi parregullsitë e bëra nga 2 punonjësit Haxhija dhe Bejko ndërsa pas konsultimit me ministrin ka vendosur edhe shkarkimin e tyre dhe dërgimin e dosjes së tyre në prokurori.

Në fund gjykatësi Sokol Shehu e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm dhe ka caktuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarrja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim