MAL I ZI - Një valë arrestimesh ka përfshirë Malin e Zi, ku mes të ndaluarve janë disa politikanë të rëndësishëm në vend. 13 persona, mes tyre kryetari i bashkisë së Budvës, këshilltari i kryeministrit Gjukanoviç dhe vajza e ish presidentit malazez, u arrestuan një ditë më parë me dyshimin për korrupsion në shkallë të gjerë.
Lajmi është bërë publik nga prokuroria e cila tha se këta persona kishin krijuar një grup të organizuar kriminal që manipulonte lejet e ndërtimit duke i shkaktuar miliona euro humbje buxhetit të shtetit. “Ata i kanë planifikuar veprimet e tyre prej një kohe të gjatë me role dhe detyra të përcaktuara qartë”-deklaroi prokurori Milivoje Katniç në një konferencë shtypi.
Sipas policisë mes të arrestuarve janë Lazar Ragjenoviç, kryetari i Bashkisë së Budvës, zonës më të njohur turistike malazeze edhe administratorja e qytetit, Milena Maroviç-Bogdanoviç. Kjo e fundit përveçse administratore është dhe vajza e ish-presidentit të Malit të Zi, Svetozar Marovic. Po kështu janë arrestuar ish-kryetarët e bashkive, Rajko Kuljaca dhe Dragan Maroviç, si edhe Aleksandar Tiçiç, këshilltar i kryeministrit Milo Gjukanoviç.
Prokurori Katniç deklaroi se është lëshuar urdhër arresti edhe për një person tjetër i cili nuk është ndaluar pasi ndodhet jashtë vendit. Sipas medias malazeze bëhet fjalë për vetë ish presidentin Svetozar Maroviç por lajmi nuk është konfirmuar nga autoritetet. Mali i Zi, ish-republika e fundit jugosllave e shkëputur nga Serbia, në 2006-tën, ka hapur bisedimet e anëtarësimit me BE-në, por përballet me përsëritjen e kërkesës për luftën kundër korrupsionit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO