Arrestimet e pesë punonjësve
të Bashkisë, Bozdo: Të paligjshme

Arrestimet e pesë punonjësve<br />të Bashkisë, Bozdo: Të paligjshme
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj arrestimit të 5 punonjësve të kësaj bashkie. Nënkryetari Enno Bozdo tha se pesë punonjës të Bashkisë së Tiranës po mbahen në mënyrë të jashtëligjshme dhe kundër çdo norme të shtetit ligjor, në qelitë e komisariatit nr. 3. Ai tha se ky ishte një urdhër i kryeministrit Rama, pasi binte ndesh me interesat e një biznesmeni që kishte lidhje me shefin e qeverisë. Gjithçka sipas Bozdos është bërë për interesa klienteliste.
 
"Punëtorët e drejtorisë së përgjithshme nr. 2 të punëtorëve të qytetit ishin përgatitur për të filluar punën për ndërtimin e një nyeje të re semaforike në një zonë të Tiranës, si kërkesë e vetë banorëve të zonës. Pikërisht për të mos lejuar këtë investim, sepse binte ndesh me interesat personale të një individi, biznesmen i kësaj zone, policia ka rrëmbyer pa asnjë tagër ligjor dhe në thyerje flagrante të të drejtave të njeriut, punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Individi në fjalë, për të cilin do të bëjmë shumë shpejt të ditur një dosje të plotë me aktivitetin e tij, sipas të dhënave që vijnë në mënyrë konfidenciale nga vete policia e Tiranës i ka telefonuar kryeministrit dhe ky i fundit, për të mos i prishur qejfin mikut të tij, ka urdhëruar personalisht strukturat drejtuese të komisariatit nr 3, që të ndërhyjnë dhe të marrin peng punonjësit e Bashkisë”, ka thënë Bozdo.

Ai ka theksuar se arrestimet përbëjnë një vepër të rëndë penale dhe se kushdo që është i përfshirë në këtë çështje do të paditet penalisht.

“I bëjmë thirrje prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla të ndërhyjë sa më parë me forcën e ligjit dhe të vërë përpara përgjegjësisë së plotë ata që janë fajtorë, të urdhëruar dhe urdhërues të kësaj ngjarje shumë të rëndë. I bëjmë thirrje përfaqësive të huaja diplomatike në Tiranë, ambasadës së SHBA, ambasadës së BE, OSBE, shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të regjistrojnë këtë akt të paprecedentë dhe të reagojnë me forcë ndaj këtij regjimi totalitar që po vendoset në Shqipëri”, ka thënë nënkryetari i Bashkisë së tiranës, Enno Bozdo.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)