Protesta në Kukës, qytetarët: Lironi 23 të arrestuarit, do të djegim sërish sportelet

KUKES- Mbi 100 qytetarë të Kukësit të mbështetur edhe nga banorë të zonave të tjera nga verilindja e vendit, por edhe nga Tirana kanë protestuar para komisariatit të policisë duke kërkuar lirimin e 23 personave të arrestuar nga policia për dhunën dje gjatë tubimit në Rrugën e Kombit kundër tarifës. Protesta pasditen e sotme para komisariatit u thirr nga tifozët e ekipit të futbollit të Kukësit të njohur me emrin ‘Armata e Veriut’. 

Qytetarët kanë tre kërkesa; lirimi i të arrestuarve, largimi i forcave të shumta të policisë nga Kukësi dhe anulimi i taksës në Rrugën e Kombit. Ata shprehen të vendosur që të vijojnë që të protestojnë deri në momentin që të lirohen vëllezërit e tyre nga komisariati, ndërsa i kane kthyer nje pergjigje kryeministrit per ironine pak dite me pare ne Kuvend. Qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Më është ngritur Rama” si përgjigje ndaj Ramës.

Kujtojmë që në seancën e fundit parlamentare paralajmërimeve të Lulzim Bashës se populli do të ngrihej për tarifën e Rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi duke përmendur vargjet e asaj që sipas tij është një poezi që e di mirë Sali Berisha.  “Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokëulur s’të përgjigjet dot”, ishin vargjet e përmendura nga Rama. Gjithashtu protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin sërish kabinat e koncesionarit në Rrugën e Kombit.

Edi Rama lironi djemtë tanë! Kriminelë, hajdutë! Jemi mbledhur se nuk jemi dakord me këtë taksë, e para të lirohen vëllezërit tanë dhe taksa të rishikohet, sa herë të rregullohet atje, do të digjet prapë. Nesër do të jemi prapë atje.

Prononcimet e qytetarëve në Kukës

 

Ne jemi një grup që kemi ardhur nga Tirana, solidarizohemi me ju se është protestë qytetare e drejtë, për interesa ekonomike, i keni dhënë leksione Shqipërisë, trimave të Facebook-ut. Protesta ka qenë më e drejta. Këto janë arrestime të paligjshme dhe taksa është e paligjshme. Qytetarët duhet të lëviznin të lirë, nuk ka rrugë alternative, ne duhet të lidhim besën që kemi kundër taksës, do të fitojmë të gjithë, ashtu sikur anuluam edhe vizitën e kryeministrit grek. Do të anulojmë edhe taksën e rrugës së Kombit, nuk na ndau serbi dhe jo Rama, Skënderbeu ka thënë nëse jemi të bashkuar deri në fund do të fitojmë.

Prononcimi i Aulon Kalasë

 

Nuk jemi për parti, Jemi kundër prishjes së pronës private, por ajo dje ishte pronë hajdute. Nëse është shtet ai vjen ditën dhe hyn në shtëpi dhe jo natën. Ne kemi prishur objektin e hajdutëve, jo private. Rama të marrë masa të lirojë djemtë se protesta do të përshkallëzohet. Të ngrihemi në këmbë, jo TV dhe bilardo, do të rezistojmë me cdo kusht, jemi në gjendje të përballojmë çdo situatat deri në vdekje. Policia është e jona, por të ketë kujdes, ne jemi ata që 12 mijë serbë i hodhëm në lumë, nëse Rama do të bëjë një pritë, i vendosim kufirin në tunel dhe kthehemi me Kosovën dhe atëherë policia të vijë te ne dhe ta provojë. Prandaj të ngrihemi me cdo kusht.

Prononcimet e qytetarëve në Kukës

 

Shoqata “Biznesi për Biznesin” shpreh keqardhjen për degradimin e protestës në dhunë. Ne kemi bërë thirrje për qetësi. Dhjetëra policë kanë ndaluar në kundërshtim me cdo rregull dhe ligj qytetarët, i bëjmë thirrje policisë që të lëshojë protestuesit. Taksa është e padrejtë. Nëse dicka është e padrejtë duhet të zerohet. Nuk po kërkojmë lëmoshë, ne që në 27 korrik 2016 kemi argumentuar që taksa është e padrejtë, pasi rruga është ndërtuar me fonde publike. Për mirëmbajtjen shqiptarët paguajnë një taksë qarkullimi.

Prononcimi i përfaqësuesit të shoqatës “Biznesi për Biznesin” në Kukës Sokol Kolgjini

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Këshilli Bashkiak i Kukësit: Distancohemi nga dhuna, kemi 5 kushte për qeverinë

Këshilli Bashkiak i Kukësit përmes një deklarate për mediat distancohet nga dhuna dje në protestën në Rrugën e Kombit, ndërsa ka 5 kushte per qeverinë Rama. Ata kërkojnë lirimin e 23 protestuesve të ndaluar, ndalimin e arrestimeve të tjera, largimin e FNSH nga Kukësi, tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit e panegociueshme dhe cdo tentativë për negociata nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Deklarata u lexua për mediat nga Lavdrim Shehu, i cili është anëtar i Këshillit bashkiak të Kukësit.


Deklarata e Këshillit Bashkiak të Kukësit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)