Thyen Partizanin, Gvozdenovic: Treguam kush është Skënderbeu! Dhuna në Kukës, kërcënon 'Armata e Veriut': Arbitrave ua dimë shtëpitë

Një gol i Dean Liços përcaktoi fitoren e Skënderbeut dhe humbjen e Partizanit në një ndeshje shumë të dyluftuar në Korçë mes dy skuadrave, që rikthyen edhe njëherë në memorien e tifozëve vitet kur përplaseshin për titull. Jo më kot edhe atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë, aq sa përveç përplasjes së futbollistëve në fushë, nuk munguan as ato në tribuna mes tifozëve. Përfshirë edhe zyrtarët e klubeve.

“Gjithmonë kur kemi derbi është bukur dhe vendos një gol. Atmosfera ishte shumë, shumë, shumë bukur dhe faleminderit tifozëve. Bravo djemve se sot treguan prap se ne jemi Skënderbeu. Jemi skuadër e talentuar, e mirë dhe sot mund të themi se fituam edhe eksperiencë,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Për Partizanin kjo humbje 1-0 erdhi pas fitores në derbi dhe zbriti edhe njëherë kampionët në fuqi me këmbë në tokë.

“Nuk jemi të kënaqur, jemi të mërzitur për këtë humbje edhe pse ndeshja ka dy tabllo, por duhet ta lëmë pas krahëve dhe të fokusohemi tek e ardhmja,”-tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Ndërkohë e diela ishte një ditë incidentesh në futbollin shqiptar, pasi tifozët e Kukësit ndërprenë për 25 minuta sfidën me Erzenin duke hyrë në fushë. Kjo kur shijakasit përmbysën 1-2 sfidën. Pas rinisjes, Kukësi-Erzeni që vlente për mbijetesën, u luajt pa praninë e tifozëve, ndërsa në përfundim të saj tifogrupi ‘Armata e Veriut’ mbajti një qëndrim të ashpër në rrjetet sociale. Ata kërcënuan arbitrat se ua dinë shtëpitë, ndërsa saktësuan se këto reagime ishin të paralajmëruara për padrejtësitë e bëra. Ata akuzuan FSHF-në dhe thanë se qëndrimë më të ashpra do të mbahen.

Sfida tjetër e së dielës mes Egnatias dhe Teutës u mbyll me shifrat 0-0, me rrogozhinasit që e çuan në 4 numrin e ndeshjeve pa fitore, por vijojnë në krye me 9 pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumjani dru me pre: 26/02/2024 13:44

    Mos harroni të mirrni edhe Mul Gomarin për trim se jua zgjidh punën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion