Arrestimet për terrorizëm, Jahjaga:
Një lajm i mirë për Kosovën

Arrestimet për terrorizëm, Jahjaga:<br />Një lajm i mirë për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për mediat kosovare ka deklaruar se arrestimi i 40 personave nën dyshimin për terrorizëm është një lajm i mirë.
 
“E vlerësoj lart dhe i mbështes veprimin e mekanizmave të rendit dhe sigurisë për të sjellë para drejtësisë të dyshuarit për terrorizëm, pjesëtarët e organizatave të ndryshme që kanë marrë pjesë në luftën në Siri në Irak por edhe ata që janë pjesë e veprimtarive kriminale që mëtojnë ta nxisin dhe të frymëzojnë krime dhe akte të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare", ka thënë Jahjaga.
 
Siguria sipas Jahjagës nuk do të cenohet më tej sepse vendi siç tha ajo po tregon se është në krah me ato shtete që e luftojnë terrorizmin.

"Kosova ka treguar, jo vetëm tash por edhe herëve tjera, se është e pjekur dhe e gatshme t''''i adresojë dhe të merret me të gjitha fenomenet dhe dukuritë që destabilizojnë shtetin", ka thënë ajo.

Megjithatë, Jahjaga pranon se pjesëmarrja e kosovarëve në luftërat në Siri e Irak e ka dëmtuar në masë të madhe imazhin e Kosovës.





Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje