Arrestimet për inceneratorët deri tani larje hesapesh në LSI, prova e madhe janë ARMO dhe CEZ

Arrestimet për inceneratorët deri tani larje hesapesh në LSI, prova e madhe janë ARMO dhe CEZ

Selia e LSI

Arrestimet nga SPAK janë inkurajuese, pasi vringëllimën e kosës kanë nisur ta dëgjojnë gjithnjë e më pranë kokat e korrupsionit. Të mos harrojmë se afera e inceneratorëve doli në sipërfaqje në momentin kur Ilir Meta doli jashtë lojës së ndarjes së parave. Është ndër të paktat afera në Shqipëri ku Ilir Meta doli duarbosh ose me thërrime. 

Kjo solli fillimisht një grindje të nëndheshme të Metës me dy bashkëpunëtorët e tij Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, ndërsa më pas sherri shpërtheu në publik me akuza dhe përfundoi me ndarje.

Nisur nga këto rrethana faktike, arrestimet për historinë e inceneratorëve do të mbeten thjeshtë një larje hesapesh brenda klaneve të korrupsionit, sidomos në shtëpinë e korrupsionit (LSI), nëse nuk do të priten fletëarreste për aferat me ARMO-n, CEZ-in, CEZ-DIA, hec-et, Gërdecin, 21 Janarin, privatizimet, koncesionet e 15 viteve të fundit etj.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 29/03/2022 19:17

    Inkurajuese eshte kur SPAK te hetoje dhe vere nen akuze se pari kryemafjozin e Shqiperise Rama bashke me organizaten e tij. Ne menyre qe te ndalohet kapja e shtetit dhe rikuperohet sado mundet zhvatja dhe plackitja publike dhe private. Dhe se dyti, kuptohet dhe per kenaqesine e pseudomedias sone, ish kryekorruptonjesit Berisha dhe Meta!

    Përgjigju
  • KOLONEL P: 29/03/2022 16:28

    SPAK deri tanimë po vepron në mënyrë SELEKTIVE.Po godet vetëm majtas.Kur e djathta i ka duart me gjak. 1.S.Tahiri u dënua se shëmbi Lazararin kur Saliu e ligjëron drogën dhe Luli e vadiste..Në fakt drogën qeveria Rama e gjeti në gjithë vëndin.. -Për shpifje u dënua në shkallën e parë SALIANI PD dhe nuk po gjykohet në sh.2.dhe po ligjëron si deputet.. 2.F.Tushe në Lushnjë po rri në burg pa gjykuarë disa muaj pa prova të forta..etj. 3.S.Berisha e L.Basha vranë në 21 janar,Gërdec,etj dhe dosjet flenë në sirtar. 4.Dosja e Fate Mediut Gërdecit ndodhet në sirtar dhe nënat shamizeza te 26 të vdekurve janë në pritje.. 5.Zen Sali Berisha i Gërdecit SEKSER etj nuk dënohet kur Diveroli Amerikan Bashkpuntor u dënua 4 vjet burg në Amerikë. 6.Malltezj,Dhëndri Sb i vjedhjes së klubit Partizani nuk zihet në gojë..ndaj Saliu i kërkon DASH Prova.. Edhe SPAK i kërkon prova DASH për Saliun..të bërë njësh në 30 vite. 7.Në PD e LSI ka shumë akuza për Vjedhje votash dhe nuk po dënohen. 8.Në Elbasan urdhrin për të vrarë Dr.Xhuvanin e dha Gaz Bardhi PD dhe nuk u thirr fare nga drejtësia..ndose deklaroi se..ne..PD ka krijuar grup(Terrorist) për mbrojtjen e votës..

    Përgjigju
  • redu: 29/03/2022 15:39

    SPAKu eshte mbeshtetur nga USA dhe BE por parate oaguhen nga populli fukara qe ka 30 vjet qe vidhet dhe vritet . Te gjitha dosjet e lartpermendura nga Doci nuk dime jane mbyllur apo do te gjykohen.Vonesat ne hetime deri tani kane ndihmuar vetem opoziten ne luften politike.Si GJykata e posacme dhe SPAK duhwt te justfikojne rrigen mete larte ne Sgqiperi ,me punen e ryre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar