Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha: Korrupsioni i Ramës, hetimi të çohet deri në fund! Nisma ‘Thurje’: Të nxirren para drejtësisë politikanët e lartë

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha: Korrupsioni i Ramës, hetimi të çohet deri në fund! Nisma ‘Thurje’: Të nxirren para drejtësisë politikanët e lartë

Endri Shabani dhe Lulzim Basha, kryetar i PD

Pas masave të firmosura nga SPAK për disa zyrtarë në lidhje më koncesionin për tenderin e sterilizimit, Partia Demokratike ka reaguar në bllok. Kryetari Lulzim Basha i konsideron koncesionet vepra korruptive të kryeministrit Edi Rama, ndërsa i bën apel Prokurorisë së Posaçme ta çojë deri në fund këtë zinxhir hetimi.

“Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!”- thotë Basha.

Edhe Gazmend Bardhi shkruan se është bërë hapi parë por hetimet duhet të vijojnë më tej me Ilir Beqajn, Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun.

Sipas deputetit Dashnor Sula, rasti i koncesionit të sterilizimit, ashtu si edhe inceneratorët pasqyrojnë punën e qeverisë dhe japin indicie për filtrimin e çdo koncesioni të dhënë.

Reagim pati edhe nga Nisma Thurje e cila ka bërë edhe kallëzimin për këtë çështje në vitin 2019.

“I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes”, thuhet në reagimin e Nismës Thurje.

SPAK ka formuluar akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 18:00
    Koncesioni i sterilizimit, Meta: Skemë e përgatitur nga Rilindja para se të vinte në pushtet që të zhvaste paratë publike

    1691581853_ilirmeta.jpg

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për koncesionin e sterilizimit për të cilin thotë se ka qenë një skenë e përgatitur me parë nga Rilindja, para se të vinte në pushtet që me biznesmenë të përzgjedhur të zhvaste paratë publike.

    “Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe madje është tallur me të gjitha vërejtjet dhe me të gjitha kritikat për këtë koncesion të panevojshëm, i cili është kryeministri aktual.

    Është e qartë edhe nga kaq hetim që ka dalë apo ka rrjedhur nëpër media, se nuk kemi asnjë rastësi me skemën e inceneratorëve, që është kryefjala e gjithë korrupsionit qeveritar, për shkak të implikimit të pothuajse treçerekut të qeverisë në mënyrë të strukturuar në këtë aferë tronditëse.

    Nuk kemi asgjë të rastësishme as te koncesioni i sterilizimit dhe as tek gjithë koncesionet e tjera.

    Kanë qenë skema të përgatitura më parë, përpara se mesa duket Rilindja të vinte në pushtet me biznesmenë të përzgjedhur për të zhvatur paratë publike”, shkruan Meta.

    Ora 16:18
    Pampuri: Beqaj është ‘koka’ e koncesionit të sterilizimit, ka në ‘kurriz’ check up

    1690535162_pampuri.jpg

    Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka reaguar për koncesionin e sterilizimit, për të cilin thotë se koka e tij është ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Pampuri shkruan se Beqaj është përgjegjës edhe për koncesionin e check up.

    "Besoj me pak logjikë dhe pa ndonjë zgjuarsi të madhe, kuptohet që Ilir Beqja, është koka e koncesionit të sterilizimit, sigurisht "trimi i mirë me shokë shumë”, por Beqja nuk ka vetëm kusurin e sterilizimit, kështu që më parë shokët dhe pas check up-it dhe Beqja. Kështu që inkurajojmë SPAK, në çdo hap në punën kundër korrupsionit dhe të korruptuarve", shkruan Pampuri.

     

    Ora 14:14
    “Të çohen para drejtësisë politikanët e lartë”, Nisma Thurje që denoncoi koncesionin e sterilizimit: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve!

    Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për arrestimet e Ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj lidhur me koncesionin e sterilizimit

    Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia.  
    I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes.


    Thurje kërkon që të konfiskohen dhe pasuritë 

    "Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t'u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore. Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur."

    .Prokuroria e Tiranës deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.

    Ora 12:53
    Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Bardhi: SPAK të hetojë me guxim dhe përgjegjshmëri personat real përgjegjës për këto abuzime

    1690634087_gazmentbardhi.jpg

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet e SPAK për koncencionin e sterilizimit Bardhi shkruan se sot është bërë hapi parë por hetimet duhet të vijojnë ndërsa përshëndet punën e SPAK dhe GJKKO.

    “Korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publike, për klientë të parazgjedhur të Qeverisë së Edi Ramës është fenomen i shtrirë kudo në çdo segment të qeverisjes. Ai ka marrë tashmë tiparet e një modeli të përgjithshëm qeverisje që ka dëmtuar rëndë interesin publik.

    Korrupsioni me kontratat publike në shëndetësi nuk është i izoluar vetëm tek koncesioni i sterilizimit. Ai shtrihet nga koncesioni i check-up, e deri tek kontratat sekrete për furnizimet në periudhën e pandemisë.

    Duke përshëndetur SPAK dhe GJKKO për hapin e parë të hedhur sot për ndëshkimin e korrupsionit në shëndetësi, duhet të gjithë bashkë të nxisim SPAK të hetojë me guxim dhe përgjegjshmëri personat real përgjegjës për këto abuzime. Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu duhet të hetohen e ndëshkohen për miliona euro abuzime e vjedhje në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

    Askush mbi ligjin duhet të marrë formë çdo ditë pak nga pak, derisa të shndërrohet në model të drejtësisë që presin dhe duan qytetarët.”- shkruan Bardhi.

    Ora 11:00
    Koncesioni për sterilizimin, Tabaku përshëndet arrestimet e SPAK: Krimi e korrupsioni duhet të ndëshkohen

    1692183267_joridatabaku.jpg

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me masat e sigurisë të lëshuara nga gjykata për ish-zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë të lidhur me koncesionin për tenderin e sterilizimit.

    Tabaku përshëndet arrestimet e SPAK, e thotë se duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

    ‘Historia e koncesioneve shqiptare që individë me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë me plusin e vetëm se kanë lidhje me qeveritarë dhe kështu arrijnë të fitojnë koncesione multimilionë euro është e vërteta e korrupsionit!

    Inceneratorët, kontratat e koncesioneve të rrugëve të florinjta apo dhe koncesionet e shëndetësisë ku më e “shkëlqyera” ndër to është sterilizimi. Si shembull më i mirë që nga llaçi dhe tullat shkon tek shëndetësia sepse pronari i koncesionit është i lidhur me qeveritarë. Kështu u fituan 100 milion euro nga buxheti shtetit dhe kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve!

    Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

    Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë.

    Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë!’- shkruan Tabaku.

    G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

    Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille