BUJANOC-Qytetarët shqiptarë të 3 komunave në Luginën e Preshevës kanë protestuar sot kundër arrestimit të 8 shqiptarëvë nga policia serbe. Pas apelit tek autoritetet e Beogradit që të ndalin politikën diskriminuese dhe antishiptare, kanë kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Luginë si masë për pengimin e përshkallëzimit të situatës në rajon.
“Bujanocin do ta ruajmë”, “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milloshevicit”…, këto ishin vetëm disa afishe dhe brohoritje që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme gjithpopullore në sheshin “Skenderbe” të Bujanocit.
Ndërsa, kryetari Komunës së Buajncoit Shaip Kamberi në vazhdim ju drejtua masës së tubuar në sheshin “Skendere” duke pohuar se “Ivica Dacic dje përdori gjithçka pasi arrestoi edhe qytetare qe janë ne liste për këshilltarë, prandaj nga këtu u themi se të gjithë jemi terroristë dhe le të vije e të na arrestojë të gjithëve , nëse mundet..”.
Kamberi ka pohuar se do të njoftojë
OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë për parandalimin e dhunës serbe dhe pengimit të përshkallëzimit të situatës në rajon.
Ndërkaq në seancën e jashtëzakonshme të tri kuvendeve shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pjesëmarrësit kanë pohuar se aksioni i djeshëm i xhandarmërisë serbe ka shkelur procedurat edhe normat ligjore, me qëllim të krijimit të frikës dhe konfuzionit në mesin e popullatës shqiptare.
Kuvendi konsideron se praktikat e tilla janë në shërbim të politikave ditore të shtetit, që dëshmojnë mungesën e vullnetit politik dhe për t’u ballafaquar me të kaluarën e errët serbe.
Duke kërkuar nga popullata shqiptare gjakftohtësi dhe maturi, Kuvendi ftoi qytetarët që t’i përgjigjen në mënyrë masive zgjedhjeve te 6 majit.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56