Arrestimet,Vetëvendosje:Të lirohen
sa më parë të burgosurit politik

Arrestimet,Vetëvendosje:Të lirohen<br />sa më parë të burgosurit politik
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e mënjehërshëm të të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të saj të cilët janë arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkohë që i ka konsideruar këto arrestime si burgosje politike.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, lideri i kësaj lëvizje, Visar Ymeri thotë se, deri tani janë arrestuar 11 aktivistë të kësaj lëvizje dhe se për qeverinë Mustafa-Thaçi tashmë ka mbetur vetëm policia shtetërore për ta luftuar duke e shtyrë atë në përdorimin e metodave fashiste kundër VETËVENDOSJE.

Ja deklarata e plotë e Visar Ymerit
Fushata policore e arrestimeve ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdon.
Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes sonë.
I është thyer banesa dhe është bastisur ajo.
Kështu, u rrit në 11 numri i të burgosurve politikë që janë aktivistë të VETËVENDOSJE!-s.
Pardje u arrestua deputeti i Kuvendit të Republikës dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, kurse të martën vonë u pat arrestuar zëdhënësi ynë, Frashër Krasniqi.
Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen politikisht nëpër burgjet e regjimit.
Nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë po mbahen: Besnik Zeqiraj, Dardan Molliqaj, Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj, Skender Merturi dhe Trim Gashi.
Regjimit Mustafa-Thaçi i ka mbetur vetëm policia shtetërore për ta na luftuar duke e shtyrë atë në përdorimin e metodave fashiste kundër VETËVENDOSJE!-s.
Ata nuk kanë tashmë as argumente racionale dhe as mbështetje ndërkombëtare. U ka mbetur pra vetëm Policia, përmes së cilës po tentojnë ta vazhdojnë përndjekjen ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për ta shuar kështu organizmin e pakënaqësisë qytetare kundër kësaj qeverie shkelëse të Kushtetutës, kundër kësaj qeverie përmbysëse të rendit kushtetues, dhe kundër kësaj qeverie antirepublikë.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin