TRIANE- Disa përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit kanë takuar dje në mbrëmje në polici Asllan Patriotin për të parë mundësinë e përfaqësimit dhe caktimit të një avokati nga ky institucion për të. Drejtoresha e këtij institucioni Vjollca Meçaj ka konfirmuar takimin dhe është shprehur se ende ky institucion nuk ka marrë vendim për përfaqësimin në gjyq të Asllanit. "Një përfaqësi e jona me juristë shkoi dhe e takoi të arrestuarin dhe foli me të. Përpara se të marrim përsipër mbrojtjen e tij ne duhet të njihemi me aktet ligjore dhe natyrën e akuzës që është ngritur ndaj tij. Disa efektivë të policisë i kanë thënë përfaqësuesve tanë se oficerët që kishin kryer këtë hetim kishin ikur dhe njohja me aktet ishte e pamundur në ato momente. Ne do të shkojmë sërish dhe do shohim aktet dhe më pas do të vendosim nëse do jenë juristët tanë që do e mbrojnë apo do të gjenden të tjera opsione për të arrestuarin", -tha dje për Shqiptarja.com Drejtoresha e KSHH-së Vjollca Meçaj. Prej 48 orësh Asllan Patrioti gjendet në polici i arrestuar ndërsa aktet ndaj tij nuk i ka konsultuar asnjë mbrojtës.
(hh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(hh/shqiptarja.com)












