SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës, ambasadori britanik: Njerëzit duhet të fillojnë të kuptojnë se askush s'mund të jetë imun

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës, ambasadori britanik: Njerëzit duhet të fillojnë të kuptojnë se askush s'mund të jetë imun

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë” në RTSH përveçse nuk i kurseu vlerësimet për SPAK-un komentoi edhe masën e arrestit për Sali Berishën.

Ai beson se puna më e rëndësishme që po bën prokuroria e Posaçme është se po tregon pavarësi në hetimin e politikanëve nga qeveria dhe opozita dhe se personat e prekur duhet të mësohen se nuk janë imunë nga ndjekja penale. 

"SPAK-u është një institucion i pavarur. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre. Në fakt jam shumë i kënaqur, kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra dhe njerëz nga opozita në hetim. Kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Njerëzit duhet të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme.”- u shpreh ambasadori britanik, duke mos lënë pa përgjigje dhe një pyetje tjetër që implikonte opozitën, e cila është në pritje të një arrestimi eventual të liderit të saj Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK-ut për ashpërsimin e masës së sigurisë.

A dobësohet opozita nga ky akt?

Ambasadori nuk komentoi politikisht për përplasjen mes Berishës dhe SPAK-ut apo aktit të pritshëm nga parlamenti, por një mesazh e dha për të gjithë: “U takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht, nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat.”-tha ambasadori britanik.

Ambasadori britanik u tregua shumë i kujdesshëm për balancat politike, por dha një mesazh të qartë; problemi duhet zgjidhur me dialog nga vetë partitë politike shqiptare.

“Ajo që unë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dëshirojmë të shohim është që ata parlamentarë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të gjejnë një rrugë përpara. I inkurajojmë që të dialogojnë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjnë për të gjetur rrugën përpara për këto gjëra, pasi nuk u takon ndërkombëtarëve të ndërhyjnë. Kjo bëhet për Shqipërinë dhe është një hap i rëndësishëm në demokracinë e Shqipërisë”- u shpreh ambasadori, i cili është i kujdesshëm për të mos marrë anë në përplasjet mes demokratëve dhe socialistëve.

Dhe megjithëse partnerët janë të qartë për të mos ndërhyrë, ata i dinë pasojat se çfarë sjell konflikti politik tek njerëzit dhe tek ekonomia.

“Këto çështje parlamentare duhet të zgjidhen shpejt, përndryshe do të shihni qytetarët që shohin se demokracia nuk funksionon. Ne e dimë nga të rinjtë se ky është një nga faktorët pse ata largohen, e dimë nga biznesi që kjo është një nga arsyet që ata mund të mos investojnë siç e përmendët më herët”- tha ambasadori britanik

 

Pjesë nga intervista e ambasadorit britanik për emisionin "Pa censurë"

Elona Meço: Është i njohur qëndrimi juaj për zotin Berisha, por me kërkesën për arrestim e kreut të opozitës, besoni se do të ketë një dobësim të opozitës në të ardhmen dhe a ju intereson kjo?

Ambasadori britanik King-Smith: Shikoni, u takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat.

Elona Meço: Por kur flasim për ligjin, ka shumë opinione se SPAK po zbaton standarde të dyfishta, ndryshe për qeverinë dhe ndryshe për opozitën. Për qeverinë është më i butë, për opozitën më i ashpër. E keni vënë re këtë?

Ambasadori britanik King-Smith: Ne shohim që progresi që ka bërë Prokuroria e Posaçme SPAK është vërtet mbresëlënës. Dua të them, këtë vit, ju keni parë një sërë individësh, jo vetëm nga mazhoranca në qeveri, por edhe nga opozita, pra në të gjithë spektrin politik. Kështu që ne e shohim në të vërtetë që SPAK-u po luan rolin që ka, ashtu si duhet të veprojë. SPAK-u është një institucion i pavarur. Është me vend që ne të gjithë t’i inkurajojmë ata të përmbushin mandatin e tyre, por gjithashtu t'i mbështesim ata në këtë drejtim. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre. Por në fakt jam shumë i kënaqur kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra, dhe njerëz nga opozita, dhe kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Duhet të bëhet më shumë përparim dhe duhet bërë siç thoni ju, në mënyrë që të gjithë t'i nënshtrohen sundimit të ligjit dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme./ RTSH

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!