TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami, i cili u arrestua në tetor 2025 pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka.
Ndaj avokatit ishte regjistruar procedimi për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’, por organi i akuzës ka kërkuar pushimin me argumentin se nuk u vërtetua që avokati të ketë konsumuar veprën penale të kanosjes së prokurorit.
Ulian Barjami u arrestua më datë 18 tetor pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka. Barjami u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se avokati kërcënoi në gjykatë prokurorin pasi përdori frazën ‘do të merrem personalisht me ty’.
Barjami u lirua nga qelia mbrëmjen e 20 tetorit dhe arrestimi i tij solli bojkot të seancave gjyqësore nga ana e Dhomës së Avokatisë për 5 ditë.
Komente













Prokurorët dhe gjykatësit në vëndin tonë janë kryekëput të korruptuar.Ata i shkelin me këmbë ligjet e kodit penal po qe se i kundërshton ata.Arrestimi i avokatit në Elbasan është një akt i paprecedent dhe skandaloz.Për këtë veprim në kundërshtim me ligjin gjykatësja dhe kryesisht prokurori duhet zë përgjigjen ligjërisht.Nqse je i paaftë dhe diplomën e ke blerë me para duhet të zhdukesh nga drejtësia si i paaft.Kur bëhen abuzime ligjore me një avokat,merre me mënd se çfarë pisllëqe bëhen për një qytetar të thjesht.Organet kompetente siç është ILD duhet të marrin masa ndëshjuese ndaj tyre.
Përgjigju