ELBASAN - Është arrestuar në Elbasan, avokati Ulian Barjami, pas një debati me prokurorin Gjergji Ceka, mbi provat e paraqitura gjatë një seancë gjyqësore, të zhvilluar dje.
Burime për Report Tv thonë se gjatë seancës avokati i është drejtuar prokurorit me tone kërcënuese, duke i thënë se "me ty do të merrem personalisht".
Por nga ana tjetër, Dhoma e Avokatisë pretendon se avokati Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka.
Ai ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur me të njëjtin paralajmërim avokatit, dhe e ka kallëzuar për kanosje pas përfundimit të seancës.
Pasi është thirrur sot në komisariat pët të dhënë sqarime, Dhoma e Avokatisë pretendon se avokati është arrestuar si i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit", dhe "Kanosja e gjyqtarit".
Sipas Dhomës së Avokatisë, ky akt është tërësisht arbitrar dhe synon të frikësojë dhe zmbrapsë avokatët në detyrën për mbrojtjen e klientëve të tyre.
Për më tepër, Dhoma e Avokatisë pretendon se është manipuluar edhe procesverbali i arrestimit të avokatit. Në procesverbal arrestimi raportohet se është bërë në orën 17:40, ndësa sipas Dhomës së Avokatisë, avokati Ulian Barjami është prangosur në orën 15:00.
Përplasja mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit Gjergji Ceka ka ndodhur gjatë seancës së zhvilluar dje për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve u gjetën të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Barjami. 50-vjeçarit iu caktua masa e sigurisë "arrest në burg". Maksim Suçi alias Lika njihet edhe si mik i Emiljano Shullazit.
Reagimi i Dhomës së Avokatisë:
Avokati kundërshton provat e falsifikuara në gjykim, Prokurori e arreston për kanosje!
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit.
Nga sa Dhoma e Avokatisë ka marrë dijeni, rezulton se një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, ka përfunduar në një abuzim të atributeve të prokurorit, duke mos pranuar debatin gjyqësor, por duke urdhëruar prangosjen e avokatit Ulian Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tirnaë.
Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.
Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.
Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillitt ë Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.
Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte – dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Prof. Dr. Maksim Haxhia
Rrethanat e Faktit:
Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.
Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.
Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”
Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.
Seanca vijoi e qetë dhe përfundoi normalisht, pa asnjë debat apo diskutim mes palëve.
Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe, me sa duket, ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, me qëllimin në vetvete për ta arrestuar, ashtu siç deklaroi në seancë.
Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot, më datë 18.10.2025, në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke i thënë në telefon fillimisht se duhej të jepte vetëm disa sqarime.
Pas shumë orësh i mbajtur në komisariat, në orët e pasdites, rreth 15:00 – 15:30, punonjësja e policisë Zmeralda Mehilli ndalon me iniciativë avokatin Barjami si të dyshuar për veprat penale:
• "Kanosja për shkak të detyrës",
• "Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit", dhe
• "Kanosja e gjyqtarit",
pasi, sipas saj, ka kërcënuar prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore.
Procesverbali është shkruar dhe nënshkruar nga OPGj-ja Mehilli, sikur është kryer shumë kohë më pas, në orën 17:40, ndërkohë që ndalimi realisht është kryer në orën 15:00.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente












Cja fusin kot ca komentues dhe ata qe mendojne se nje gjuhe e tille nga avokati duhet te pranohet.Hajde truri
PërgjigjuAvokatët janë koka e krimit,bëjnë pazare me gjyqëtarët kjo dihet botëtisht.
PërgjigjuAvokatet duhet te nderpresin cso seance gjyqsore see ne lirimin e kolegut te tyre. Kjo mund this ndodhi seicikit prej tyre eshteprecedent i rrezikshem. Ndersa prokurori i republikes duhet shkarkuar menjehere.
PërgjigjuE ka arrestuar policia kete avokat gangster sekser, vete prokurori ska kryer asnje veprim Avokati gangster duke pasur dhe 15 garipa ne sall, kercenon prokurorin se do te merret personalisht me te, po nuk hoqi dore nga akuza. Dhomes se avokato-sekserise kjo i duket e ligjshme. Ne çvend te botes ndodh te kercenoje avokati prokurorin
PërgjigjuYoung,cocky,selfish lions!!
PërgjigjuUn kam topin penalltin e gjuj vet. Ky eshte shembulli i perdorimit te fuqise per efekt personal TURP qe kemi prokurore te tille
PërgjigjuDmth avokati eshte ok per ty,prokurori legen?
Ky rast sjell ne vemendje sjelljen arbirtare dhe skandaloze te organeve te vjetra dhe te reja te drejtesise shqiptare,ku avokati ne drejten e tij kerkon te mbroj klientin e tij dhe bie vete viktime e sistemin ,kjo histori absurde kundrejt av.Uljan Barjamit duhet te jete kembane alarmi per gjithe qytetaret shqiptare qe Jane te pambrojtur nga nje sistem ligjor qe bazohet ne opinione dhe bindje dhe ku provat skane pike rendesie,mbeshtetje pakufij per avokatin Uljan Barjamin ,qe prezanton me dinjitet trupen e avokateve penaliste ne kete vend rrumpalle pa ligj dhe rregulla!
PërgjigjuShumë mirë kan bërë që kan arrestuar avokatin. Dhe shumë mirë na bëjnë nëse na arrestojnë të gjithë avoketërve të Shqipërisë. Sepse e kemi toleruar dhe anashkaluar faktin se prokuroria e kësaj Republike vazhdon me stilin e vjetër të diktaturës, para së cilës asgjë nuk ka vlerë përveçse se asaj që prokurorisë i duket e drejtë. Është shumë më e ndershme të ndërpritet ligjërisht avokatia në këtë shtet sesa të vazhdojmë me kushtet që jemi dhe me çfarë përballemi. Avokati sot në shqipëri nuk i garanton dot askujt të dritat qofshin ato proceduriale, qofshin ato kushtetuese, qofshin ato të KDN.
PërgjigjuUshtrim ne menyre arbitrare i pushtetit, skandal
PërgjigjuU çmëndën institucionet.
Përgjigju