ELBASAN- Pas përgjimeve nga Prokuroria e Elbasanit të cilat identifikuan shqiptarët Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Briken Shkëmbi, 36-vjeç që kishin marrë një apartament lagjen ‘5 maji’ në Elbasan dhe se aty strehohej një turk, nisën ndjekjet me agjent.
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër. Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz.
Dy ditë më parë policia turke ka sjellë konfirmimin se i dyshuari është Ozeri dhe në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 02:00 është ndërhyrë në vilën ku qëndronte Ozer së bashku me Edevaldo Haxhiajn dhe Shkëmbin.
Turku Ozer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol Turqia. Edhe një vit më parë, në prill 2021 erdhi e u fsheh në Shqipëri, ku dyshohet se ka qëndruar në të njëjtin resort ku iu vunë prangat.
Gjatë operacionit të kryer në korrik 2021, vila ku dyshohej se qëndronte Ozer me shqiptarët që e ndihmonin është gjetur me derë të hapur dhe operacionet e policisë dyshohet se u dekonspirua.
Turku Ozer është nën akuzë për vjedhjen e 2 miliard $ me platformat e investimit në kriptomonedha.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën! Të pafajshëm edhe efektivët
1 Korrik, 16:16
-
Zyrtare/ Lëvizje e papritur te AF Elbasani, Nevil Dede largohet nga stoli i skuadrës një muaj pas rinovimit
1 Korrik, 15:45
-
Elbasan/ Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e tarifave të ujit me 40%, qytetari godet me dosje një këshilltar të PS (VIDEO)
1 Korrik, 13:43
-
Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin 'Ëndrra mbi levando', turistët shijojnë natyrën nën tingujt e Alban Skënderaj
30 Qershor, 18:51
-
I gjendet kallashnikov, granata dhe fishekë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan
27 Qershor, 09:58
-
Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit
27 Qershor, 07:51
-
Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga
26 Qershor, 12:26
-
Cërrik, dogji 2 makinat e dy vëllezërve, arrestohet pas 3 muajsh 34-vjeçari
26 Qershor, 09:44
-
Dhunoi gruan dhe djalin e saj të mitur, pranga 45-vjeçarit në Cërrik! Arrestohet dhe babai i tij, iu gjendën 2 kallëpe tritoli, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe fishekë
25 Qershor, 10:32
-
Megaoperacioni ‘Territor i pastër’/ Policia gjen dhe asgjëson 5396 fidanë dhe bimë kanabis në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër
24 Qershor, 10:59
-
Ekzekutimi i ish-oficerit 'Doda' në Elbasan në 2009, identifikohet autori i 5-të i përfshirë në krim (EMRI)
23 Qershor, 08:53
-
Turizëm dhe traditë! Turi i folkut “ndez” me këngë e valle Elbasanin
22 Qershor, 15:59