PD publikon videon, i kujton Metës e Berishës përgjimin e Dritan Priftit: Burracakë! Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, po ra njëri bien të gjithë

PD publikon videon, i kujton Metës e Berishës përgjimin e Dritan Priftit: Burracakë! Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, po ra njëri bien të gjithë

Partia Demokratike ka shigjetuar sërish sot Sali Berishën dhe Ilir Metën, teksa i ka rikujtuar videon e përgjimit të Dritan Priftit.

Me një postim në Facebook, PD rikujton edhe akuzat e Berishës ndaj Metës, ku i thotë se dha dorëheqjen për 700 euro, teksa ky i fundit përgjigjet se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, djalit të Berishës pasi dilte ai në videon e përgjimit.

Për PD-në, Berisha dhe Meta janë dy të korruptuar që mbajnë njëri-tjetrin, pasi po ra njëri, bien të gjithë. Sipas Partisë Demokratikë, ata po sillen si burracakë, ku shajnë mashtrojnë, e më pas fshihen që të harrohen.

"Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata  të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën", thuhet në postimin e PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 11/02/2022 18:39

    Robt ku ti keni o kriminele e hajdute Berishe e Mete!

    Përgjigju
  • O tej: 11/02/2022 18:02

    Jane te dy muta.

    Përgjigju
    • Beni: 13/02/2022 10:57

      Deri kur do mbajme ne kurriz te tille njerez pamoral,hahdute,kriminel. Keta jane kepusha ne trupin e pupullit shqiptare. SHBA tek ju i kemi syte mendjen,zemren e shpresen, ne si popull nuk kemi asnje mundesi ti shkulim, po te na jepni sinjal dime ne si te merremi me to....

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Eriksen rikthehet me gol në Evropian dhe vendos rekord, Danimarka barazon 1-1 me Slloveninë

Euro 2024/ Eriksen rikthehet me gol në Evropian dhe vendos rekord, Danimarka barazon 1-1 me Slloveninë