Arrestimi i Çilit, ish deputeti i PD: Kampion testues për opinionin! Akuzat e policisë ndaj tij, Rama i bën vetë çdo ditë

Arrestimi i Çilit, ish deputeti i PD: Kampion testues për opinionin! Akuzat e policisë ndaj tij, Rama i bën vetë çdo ditë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi e ka cilësuar arrestimin e Henri Çilit si një 'kampion testues në opinion' për të treguar në një farë mënyre se drejtësia po vepron dhe se po kapen 'peshqit e mëdhenj'. Sipas Boçit qëllimet e arrestimit të Çilit janë të poshtra duke e nxjerrë atë si pjesë e një grupi të madh kriminal që po përgatitej për të rrëmbyer pushtetin.

Megjithatë ish deputeti i PD-së, Boçi thotë se nga gjithë kjo histori 'u mbars mali e polli një mi', sa të dal miu do të zhvillohen qëllimet e poshtra, ndërsa shton se akuzat e ngritura nga policia ndaj Çilit në fakt janë të njëjtat vepra penale që Rama i bën vetë çdo ditë duke rikthyer diktaturën, promovuar kriminelët deputet e kryebashkiakë etj.

Statusi i plotë i Luciano Boçit në Facebook.

 DIKTATURA KA MBËRRITUR TEK PORTA

Arrestimi i botuesit Henri Çili, si pjesë e një grupi të madh që me fjalët e dalë nga goja e policisë dukej sikur ishte përgatitur të rrëmbente pushtetin, ka lënë pa fjalë jo pak njerëz.

Me Henrin ndaj njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës.

Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra.

Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë.

Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe.

Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish.

Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash.

Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit.

Shkarkon live e emëron live.

Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare.

Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor.

Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore.

Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë

Etj...etj...

Lëre pastaj se çbëjnë sejmenët e tij kudo.

Dhe pyetja më e thjeshtë e njerëzve është:

Po Rama pse nuk arrestohet, por arreston?!

Përgjigja është e thjeshtë.

Regjimi është vendosur.

Diktatura është tek porta.

Ndërsa drejtësia e re është fabula e gjetur kinse për të vazhduar instalimin.

Poezia me figura letrare që recitoi sot policia, janë pjesa “e bukur” e propagandës për shtet që nuk ekziston, por që sundon.

Më shumë se i akuzuar Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion.

Diktaturat kështu vazhdojnë...

Njerëz mos keni iluzione!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro