Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Dikasteri i drejtuar nga Etilda Gjonaj, që është edhe Koordinatore Kombëtare e Task-Forcës Antikorrupsion shprehet se Çuko u shkarkua në datë 3 shtator nga detyra për keqmenaxhim të burgjeve dhe dyshimeve për korrupsion. Gjithashtu në njoftim theksohet se shkarkimi çoi në hetim të thelluar administrative dhe materialet e gjetura nga auditimi, i janë dërguar prokurorisë.
Deklarata e plotë
Pak minuta më parë, Policia e shtetit ka njoftuar se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko. Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ.
Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.
E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.
Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij.
Urime dhe vazhdoni punoni ne kete menyre se vallaj ne si popull na keni mbeshtetje.
PërgjigjuKjo eshte qeveria qe duam qe nuk fal as te saj e as te botes.
PërgjigjuKjo eshte qeveria qe duam qe nuk fal as te saj e as te botes.
PërgjigjuE ka then mire. Kushdo qe shkel ligjin do te perballet me pasojat.
PërgjigjuArrestohet Gjeneral Arben Cuko ? E oa besyeshme !
Përgjigju