Arrestimi i Dakos, avokati Caca: SPAK ka prova të forta! Beqiri: Ta hetonin në liri! Kalaja: Këmbanë alarmi që Rama del i pastër kur bashkëpunëtorët i ka para drejtësisë

Arrestimi i ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ishte temë diskutimi në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Të ftuarit Përparim Caca, Idajet Beqiri, Auron Kalaja dhe Trashgim Sokolaj e komentuan vendimin e SPAK për urdhër arrestin.

Avokati Përparim Caca thotë se SPAK ka prova të forta përderisa ka marrë vendimin që ta çojë pas hekurave.

“Ndër rastet e vetme që kemi një kallëzim që s’ka ardhur nga politika. Është i banorëve. Fakti që është marrë masa arrest me burg është se SPAK ka prova të forta në duar. Duke qenë se gjykata ka marrë një vendim në mungesë, do të thotë që kemi prova të forta për Dakon dhe deri tani është i shpërdorimit të detyrës”, tha avokati Përparim Caca.

Avokati Idajet Beqiri thotë se duhet të ishte hetuar në gjendje të lirë, jo ta arrestonin pasi kallëzimi është bërë vite më parë.

“Nuk duhet të ushqejmë politikën me gjëra që i bien ndesh ligjit. Ne duam apo jo ta pranojmë, i kemi shumë të rrallë gjyqtarët e prokurorët që japin e bëjnë drejtësi dhe e zbatojnë ligjin siç duhet se shumicën e kanë deformuar komplet. Thonë se e paska shpërdoruar detyrën. Në rast se janë 2 shpërdorime detyre, çfarë lidhje ka SPAK, duhet t’ia kalonte Prokurorit të rrethit. Nëse ka korrupsion është tjetër gjë. Fakti që kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2012 dhe ti si SPAK e merr kallëzimin në 2019 apo 2020, ke formësuar dosjen, pse duhet ta arrestosh? Pse e arreston? Nuk e heton dot në gjendje të lirë? Çfarë do të ndodhë?”, tha Idajet Beqiri.

Ndërsa Aulon Kalaja tha se është këmbanë alarmi që kryeministri Edi Rama del i pastër kur bashkëpunëtorët i ka para drejtësisë.

“Si ka mundësi që gazetarët e kanë ditur këtë çështje dhe është shumë shqetësuese. Nëse merren masa që Dako të bëjë makijazhin e vet të vetëdorëzimin e të mos kishte median kur të shkonte te drejtoria e policisë se s’kanë qenë kaq të relaksuara arrestimet e tjera. Nëse do ishte dosja 339, drejtësia do kishte ecur përpara dhe e fundit që kam është se si ka mundësi që të gjithë bashkëpunëtorët e Ramës përballen me drejtësinë, disa në burg dhe Rama rezulton i pastër. Kjo është këmbanë alarmi dhe moment që duhet parë me kujdes”, tha Auron Kalaja.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar në 6 qershor me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij lidhur me lejen e ndërtimit të kateve shtesë në një pallat të ndërtuar 11 vite më parë si dhe për një tender të dhënë në vitet 2014-2015 për shëtitoren e plazhit të Durrësit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Në pranga kanë rënë edhe 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtorisë së Urbanistikës në Durrës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka firmosur 10 masa arresti, 7 prej të cilave ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Arrestimi i Dakos, Beqiri: Skandal që u dha masë arresti me burg! Caca: Merret rreziku i ikjes dhe dëmtimi i provave

 

Avokati Idajet Beqiri insiston se Vangjush Dako nuk duhet të ishte arrestuar ndërsa Përparim Caca argumenton se është zyrtar shteti dhe merret rreziku i ikjes dhe dëmtimi i provave.

Beqiri: Plotësohen kriteret për masë arrest me burg? A është skandal kjo?

Caca: Neni e ka përcaktuar kur janë masat e arrestit me burg. Këtu janë masat për rrezikun e ikjes, të dëmtimit të provave që gjykata duhet t’i hetojë e të marrë vendim. Fakti që është marrë vendimi do të duhet që të jemi me këtë vendim për të parë pse mund të zbatohet një masë tjetër. Problemi është që më mirë të presim të bëhet punë e paqme. Ka bërë shumë mirë që e ka arrestuar se vendimin e jep gjykata.

Ora 22:15
Zv.kryeredaktori i Report Tv: Avokati i Dakos dha indicie për kallëzimin lidhur me kolaudimin e pallatit, skemë abuzimi në çdo bashki

 

Zv.kryeredaktori i Report Tv, Trashgim Sokolaj ka analizuar fjalën e avokatit të Vangjush Dakos duke thënë se dha indicie se kolaudimi për pallatet është skemë abuzimi që bëhet në çdo bashki pasi ndërtuesit duan të përfitojnë.

“Konkluzioni është që në 2019 kur Dako është marrë në pyetje për përgjim të votave, është thirrur në 6 pasdite kur në prokurorinë e krimeve të rënda nuk kishte asnjë media dhe thirrja është marrë vesh 5 apo 6 ditë me vonesë. Kur ky zotëri ishte pjesë e asaj që thatë, personazh që nuk njihet për leje ndërtimi apo shëtitore por Vangjush Dako ka qenë kali i betejës për akuzat e betejës, është personi i shpallur ‘non grata’ për korrupsion madhor. S’duhet ta bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë, por t’i japim përmasat e saj. Edhe për procedimin, ne mund të flasim se avokati i Dakos dha një indicie që është kolaudimi i objektit që është skemë abuzimi që përdoret në të gjitha bashkitë. Ndërtuesit që janë në luftë me bashkinë e banorët, gjithmonë përpiqen të përfitojnë. Kolaudimi është që e ke finalizuar, i thua shite biznesin duke pranuar 3 kate shtesë pa leje, ashensori s’ka lidhje me platenë, dhe ekspertiza ka konkluduar probleme edhe në strukturë”, tha Sokolaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje