Arrestimi i Doshit e Frrokut, PD:
 Prokuroria në kthetrat e krimit

Arrestimi i Doshit e Frrokut, PD:<br /> Prokuroria në kthetrat e krimit
TIRANE - “Vendim që kërkon të shpëtojë porositësit politik të krimit dhe të ndëshkojë viktimën”. Ky është reagimi që vjen nga gazeta zyrtare e Partisë Demokratike “Rilindja Demokratike”, pas kërkesës së prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Pavarësisht se sipas hetimeve ka rezultuar se historia e atentatit ndaj Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi, rezultoi një inskenim i dy deputetëve, RD-ja lë të nënkuptohet se Rama dhe Meta kanë ushtruar presion ndaj organit të akuzës. “Skandal! Prokuroria bie në kthetrat e mafies dhe krimit shtetëror”, shkruan RD në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.
 
Statusi i plotë i Rilindjes Demokratike
 Skandal!
Prokuroria bie në kthetrat e mafias dhe krimit shteteror.
Pa bërë asnjë hetim të mirëfilltë penal për akuzën e deputetit Doshi, se Ilir Meta ka porositur vrasjen e dy deputetëve, prokuroria ka kërkuar arrestimin e Tom Doshit për t’i mbyllur gojën skandalit me përmasa ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, atë që Ilir Meta, Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk e arritën përmes ekzekutimit të deputetit po kërkojnë ta realizojnë përmes arrestimit.
Ky është vendim që kërkon të shpëtojë porositësit politik të krimit dhe të ndëshkojë viktimën.
Shqipëria në këmbë kundër krimit shtetor”


Reagon Berisha: Prokuroria mbron fytyrën e nxirë të Metës
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për një media e ka quajtur vendimin e sotëm të prokurorisë për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut si një vendim për të larë fytyrën e nxirë të kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Ai e ka quajtur si kronikë të paralajmëruar vendimin e prokurorisë për dënimin e Doshit dhe Frrokut. Më tej, ai ka theksuar së ky përfundim i tillë i kësaj çështjeje është paralajmëruar më parë nga krerët e mazhorancës ndaj nuk mund të pritej tjetër vendim nga prokuroria.

Strazimiri: PD do të vijojë protestat deri në largimin e “Metastazat”
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka deklaruar se pavarësisht vendimeve të prokurorisë Partia Demokratike do të vijojë protestat deri në pastrimin e Kuvendit nga “Metastazat”. Ai është shprehur se plaga e vjetër edhe nga varri vijon t’i ndjekë dhe se kanë arritur deri në pikën që po hanë njëri-tjetrin,
 
“Hongshi njoni - tjetrin, e kush ngeltë hongtë veten”, është shprehur ai.
 
Duhet theksuar se nga dita në ditë numri i pjesmarrësve në protestën e opozitës erdhi duke u pakësuar.
 
Topalli: Padrinoja urdhëroi dënimin për të shpëtuar kokën e tij
Ndërsa Jozefina Topalli shkruan:

“Në ligjin e mafies padrinoja për të shpëtuar kokën e tij urdhëron dënimin e çdokujt.
Ai zhduk edhe ish- miqtë, ish- bashkëpunëtorët e tij 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat