TIRANE-Një ditë pas arrestimit në Igumenicë të 48-vjeçarit Edmond Bego i dënuar dhe i kërkuar nga trafik droge, reagime kanë nisur dhe nga partitë politike.Në një konferencë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se kanë mbrojtur Begon.

Sipas PD-së, miku i Aldo Bares shëtiste lirisht në Shqipëri pavarësisht se mbi të rëndonte një dënim prej 21 vitesh burg për trafik droge. Paloka akuzoi deputetin socialist Taulant Balla si të lidhur direkt me Begon, pasi sipas tij, janë të lidhur në biznes.

Shqipëria është kthyer në strehën e trafikantëve. Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar anëtarin bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar në Shqipëri. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge. Policia e shtetit mbylli sytë dhe nuk shikonte trafikantin e drogës që shëtiste në Shqipëri.

Cdo shqiptar, ka të drejtë të pyesë sot Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri? A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të? PD në ditët ne vijim do bëjë transparencë pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos që njihet me emër tjetër për policinë, Italinë e me emër tjetër për biznesin. Sot kërkojmë që Prokuroria të nisë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit nga Policia e Shtetit.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së

Përgjigjen nga selia rozë ia ka kthyer në Facebook, deputeti socialist Pjerin Ndreu. Ndreu shkruan se ishte qeveria e PD-së që kontribuoi për t'a liruar nga burgu, kur u arrestua për trafik droge.

Bego u ndalua dje nga Policia greke. Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Akuzat e PD-së për Begon, Ndreu i përgjigjet Palokës: Sufler i trullosur, ju e liruat

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i ka kthyer përgjigje demokratit Edi Paloka pas akuzave që Paloka drejtoi ndaj socialistëve pas arrestimit të Edmond Begos.

Në një status në Facebook, Ndreu thotë se PD është e përhumbur, dhe se për ta liruar nga dënimi ishte Partia Demokratike që kontribuoi.

Reagimi i plotë:

Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndresa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme. Te ngerthyer ne mllefin ekstrem kunder Edi Rames u eshte errur logjika dhe nuk dine cfar thone ! Ne pamundesi totale per te perballuar forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e cfare nuk thone. Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per t'Ju versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles se paskan ndihmuar kete te denuarin ! Po mire PS paska ndihmu Mondin sipas Palokes,te mos kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ? Ndersa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?! Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia ! Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per t’a liru nga denimi. Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate ! E kuptoni sa te lodhur jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Per cfare kapet tjetri qe ka ezauru denimin me konvertimin e gjykates e gjykatesve PD-iste ?! Me te lajthitur se kaq s’ke ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !