Elvis Rroshi nuk mund të penalizohet me ligjin e dekriminalizimit pasi ai nuk kishte dijeni për dënimin e tij nga shteti Italian për të cilin u njoftua pasi ish dorëzuar formulari i vetdeklarimit.

Ka qenë ky pretendimi i avokatit italian të Rroshit Francesco Paulo Sisto i cili ligjin shqiptar të dekriminalizimit e cilësoi si antikushtetuese.

Arrestimin e Rroshit e ka kundërshtuar dhe ish kryeprokurori Theodhori Sollaku sot avokati i ish-kryebashkiakut duke thënë se prokuroria nuk ka asnjë provë në dosje dhe provat po i kërkon pas arrestimit.

“Nuk është e mundur që për një fakt të ndodhur më parë të marrësh pasojat e diçkaje të shkruar më vonë. Leximi i ligjit të dekriminalizimit është bërë gabim. Ne rastin e Rroshit ligji është zbaruar në mënyrë të padrejtë. Çështja e veprës në Itali është mbyllur, ky është një dënim i shuar më shumë se 16 vite më parë. Në parlamentin tim unë kam votuar kundër këtij ligji, sepse shkel të drejtat civile të njeriut. Rroshi kur ka berë deklaratën nuk e dinte, faktet dolën më pas. Ligji i dekriminalizimit dhunon parimin e barazisë, dhunon efektin prapaveprues të ligjit penal”,- tha avokati Sollaku
 
Ish-kryebashkiaku i Kavajës u ndalua dy ditë më parë me një vendim gjykate ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë arrest me burg. Masa e sigurisë për Rroshin pritet të jepet të enjten e 16 qershorit në orën 11:00. Rroshi do të mbrohet para gjykatësve nga  dy avokatët e tij ndërkohë që masën do ta vendosë gjyqtari Dritan Caka

Prej 48 orësh ai qëndron në ambientet e policisë së Tiranës dhe ende nuk është caktuar një orar për seancën e verifikimit të masës nga ku mbrotjia do kërkoj lirim të menjëhershëm.Rroshi akuzohet nga prokuroria për falsifikim të vulave, stampave si dhe deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezulton të jetë në hetim për trafik droge dhe pastrim parash, nga DEA Amerikane. Edhe Interpol e Europol janë agjensitë e zbatimit të ligjit që kanë sjellë pranë prokurorisë së Tiranës të dhëna për të shkuarën dhe precedentët penal të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Një fakt i tillë është zbuluar gjatë verifikimeve që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka nënvizuar këtë element dhe në kërkesën e saj bërë në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Rroshin. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dokumentin, ku tregohet dënimin për përdhunim, kërkesat për azil dy herë në Zvicër të Rroshit, shpërndarja e drogës në Zvicër dhe një masës sigurimi “arrest me burg” të vendosur në Gjermani, dënimin në Gjermani.