Arrestimi i Erion Veliajt/ Martin Leka: Mazhoranca e papërgatitur! SPAK duhet të nxjerrë provat, jo fletushka! Rama po tregohet emocional në qëndrime

TIRANË - Analisti Martin Leka foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Leka thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se diçka e tillë pritej prej kohës, ndërsa sipas tij PS dhe mazhoranca ishin të papërgatitur.

'E para është që arrestimi i kryetarit të bashkisë, numri 2 i mazhorancës është një ngjarje që ka tronditur PS, mazhorancën dhe ky është peshku i madh që ne vazhdimisht kemi folur. Mazhoranca nuk duhet të gjendej e papërgatitur, jo thjesht thashethemet që në nëntor arrestimi i Veliaj flitej me ditë, mazhoranca duhej të ishte e përgatitur dhe të mos gjendej në befasi. Ajo që mbetet më e rënda është fatura prej 860 mijë eurosh blerje të zonjës Ajola Xoxas, në kufirin prej 4 vjetësh. Një njeri të blej 220 mijë euro rroba dhe bizhuteri për një vit. Një shumë e ekzagjeruara, SPAK duhet të jetë para një prove të madhe. SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera. Vetëm kjo do e vinte SPAK para një prove të vështirë dhe mazhorancën, prova është nëse 800 mijë vota do ti ruajë Rama nëse SPAK provon të kundërtën.'

Leka shikon një luftë tashmë edhe mes mazhorancës dhe SPAK, që filloi sipas tij me akuzat e Ramës.

'Luftë mes mazhorancës dhe SPAK që duket se ka filluar me akuzat e Ramës ndaj drejtësisë së re. mendoj një gjë tjetër, që zoti Rama nuk duhet të ishte gjendur kaq në befasi dhe ti lërë emocionet kur arrestohet një figurë kaq e rëndësishme nuk është se nuk duhet të ketë emocione. Por të jetë më i ftohtë me akuzat. Jemi para një fakti të tillë.'

SPAK, vijon Leka duhet të vërtetojë akuzat ndaj Veliajt, pasi përndryshe po vepron me dy standarde.

'Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë. Dhe nëse është e vërtetë, Edi Rama ta mendojë mirë dhe të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Edi Rama do ti ketë 800 mijë vota. Prova që SPAK luan me dy standarde.'

Analisti nënvizon se tashmë Rama mund të ketë një qëndrim të përbashkët me Berishën sa i takon SPAK dhe këtë mund ta shprehin në parlament.

'SPAK është i përkrahur nga më shumë se 80%. Edhe para kësaj prove, të provës së publikut. Kjo provë e testimit të SPAK, ende në lartësinë që kërkohet. Nëse akuzat nuk dalin të vërteta, besueshmëria bie. Me qëndrimin e ndryshuar ndaj SPAK, Rama po tregon se është njësoj me homologun e opozitës. Politika që ka bërë të mundur votimin e kësaj strukture me 140 vota, duhet të vijojë me reformat ë tjera që nuk është çudi që Rama dhe Berisha të bëhen bashkë kundër drejtësisë.'

Së fundmi, sa i takon qëndrimeve të Ramës ndaj SPAK, Leka shikon analogji me qëndrimet e Trump ndaj organizatave të ndryshme botërore.

'Rama nuk duhet të bëhet si presidenti Trump, që në mëngjes thotë do dalë nga kjo organizatë dhe pastaj e moderon deklaratën e vet. Këto janë deklarata pak emocionale, për shkak të rëndësisë që ka arrestimi. SPAK ka ndërhyrë në zgjedhje. U arrestua kryetari i bashkisë 3 muaj para zgjedhjeve. Lufta se kujt është SPAK, është një luftë që duhet të qartësohet dhe na vjen mirë që SPAK anatemohet nga të dy krahët e politikës. Por të dy krahët e politikës duhet ta mbështesin SPAK.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un