Arrestimi i Fjolla Morinës, avokati: Iu vunë prangat në mënyrë çnjerëzore, para të gjithë lagjes! S'ka vendim të prerë që të kryhet ekstradimi

Arrestimi i Fjolla Morinës, avokati: Iu vunë prangat në mënyrë çnjerëzore, para të gjithë lagjes! S'ka vendim të prerë që të kryhet ekstradimi

Fjolla Morina

Avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi, ka treguar detaje nga arrestimi i saj një ditë më parë në lagjen "Emshir" të Prishtinës, pas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga autoritetet shqiptare për armëmbajtje pa leje.

Në një prononcim për mediat kosovare, avokati shprehet se Morina u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk ishte thirrur paraprakisht që të paraqitet në Polici lidhur me kërkesën e ekstradimit nga autoritetet shqiptare.

Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Fjolla Morina nuk është thirrur paraprakisht që të intervistohet apo t'i tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërkuar ekstradimi për veprën për të cilën je shpall fajtor”, theksoi ai.

Avokati Krasniqi shprehet se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjykatës. Ai theksoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri, por që ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratiset nga procedura e ekstradimit apo jo. Fjolla Morina akuzohet për vepra penale 'Trafikim armësh', por ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kukësit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”, shtoi avokati.

Sipas avokatit, vendimi për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

“Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë ligji jonë nuk e njeh kur ndaj konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? Dmth trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet. Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite. Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të merremi kur të dalim në seancë. Kurdoqoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë. Edhe pse procedura e ekstradimit duhet të jetë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, edhe nga Ministria nuk kemi kurrfarë informacione edhe pse ne nuk kemi kërkuar që të informohemi nga ta, por të paktën ta dimë që mbi cilin vendim Fjollës i kërkohet ekstradimi. Nuk ka vendim në formën e prerë për Fjollën për ekstradim. Vendimi nuk është i ekzekutueshëm”, përfundoi avokati.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/07/2021 23:47

    Na shkrive o avokat!Mos duhej derguar ftese me nje tufe lulesh qe te vinte?Kjo plaka e ballsamosur e dinte shume mire pse u arrestua;gjithashtu dihet qe u arratis dhe pse u arratis.Sa per denimin e formes se prere qe pretendon,le t'a filloje nje here burgun,pastaj ja presim ne rruge e siper.Dhe pervec kesaj,eshte me fat qe akoma kerkohet vetem per trafik armesh,se mund t'i shtonin dhe arratisje dhe mashtrim( kur tentoi te manipulonte drejtesine me ate mjekun e shit-blere).Keshtu qe tani i erdhi koha te kendoje,por ama te kendoje mire,jo tallava para drejtesise,se mjaft e drodhi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/07/2021 18:22

    Ka qenë duhur të ia shtrojnë një qikin të kuq asaj kriminele…!

    Përgjigju
  • Scutari: 20/07/2021 12:26

    Lexoje ligjin shqiptar i avokat leshi qe thua ne nuk e kemi kështu: Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, ose i pjesëve përbërëse të tyre me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Ndërsa procedurat e shpalljes në kërkim ndërkombëtar fillojnë menjëherë pas afatit tre mujor të kërkimit kombëtar...pastaj klientja jote nuk ka bashkëpunuar me gjykatën dhe i është shmangur drejtësisë duke u larguar nga vendi i caktuar....

    Përgjigju
  • Vlore: 20/07/2021 12:08

    Jo prangat po dhe tangat tia kishin hequr nga koka kesaj se shume po na plas per kete plere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur