KUKËS- Një vendim skandaloz erdhi sot nga Gjykata e Kukësi ku zhvillohej seanca për këngëtaren Kosovare Fjolla Morina. Vendimi skandaloz mban firmën e gjyqtares Merita Karaj, e cila liroi nga burgu këngëtaren Morina edhe pse ajo u kap mat me një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë duke kaluar kufirin për në Shqipëri, ndërsa tjetra rezultoi të ishte çakmak pistoletë. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga ekspertiza balistike, por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtarja dhe as gënjeshtra e Morinës për t'i shpëtuar burgut se ishte dy muajshe shtatzënë. Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, për të cilën edhe vetë këngëtarja tha janë vetëm shoqëruesit e saj, gjyqtarja ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" 30 ditë. Përgjatë kësaj kohe, do të verifikohet nëse në armën ka shenja gishtërinjsh të Sylës dhe Mujit.

Mëngjesin e kësaj të marte këngëtarja kosovarë ka zbritur pa pranga në duar, një detaj që la shumë për të kuptuar, teksa të arrestuarit e tjerë ishin të prangosur, ndërsa në Gjykatën e Kukësit u bënë dy seancë  njëra pas tjetër për Fjolla Morinën, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e saj Fitim Muji.

Ajo që ndodhi në gjykatën e Kukësit, që nisi që në orën 08:00, ishte një seancë e paprecedentë për drejtësinë që ngjan më shumë me një lojë juridike. Këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer me dokumentin e paraqitur në Gjykatë se ajo ishte shtatzënë prej dy muajsh, ndërsa mjeku që ka lëshuar dokumentin është zhdukur duke kaluar kurfirin drejt Kosovës për të shmangur arrestimin.

Këngëtarja u rikthye në orën 13.30 me kokën ulur në gjykatë për mashtrimin që kishte zbuluar rikontrolli nga mjeku. Por ndërsa do duhej që ky mashtrim të ishte një akuzë e shtuar për Fjolla Morinën, Gjykatësja Merita Karaj nuk e ka marrë parasysh duke vendosur masën arrest shtëpie për Morinën, dhe burg 30 ditor për biznesmenin Syla e shoferin Muji.

Dhe për këtë argumenti i palës mbrojtëse ishte se Morina është nënë e një vaje 5 vjeçe e cila është krejtësisht e vetme, teksa avokatja Aurora Guska tha se dënimin do ta vuaj në Kukës, ku kanë marrë një shtëpi me qira përballë komisariatit. Ajo ka sqaruar edhe gënjeshtrën me shtatzëninë.

" U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme", tha avokatja.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Kush është gjyqtarja që la në arrest shtëpi Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mori 'zakonet' e drejtësisë së vjetër

Merita Karaj është gjyqtarja që e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg. Ajo ka marrë detyrën në 15 korrik të vitit 2019, 14 muaj më parë, por mesa duket kaq kanë mjaftuar që kjo "gjyqtare e re" të marrë zakonet e drejtësisë së vjetër".

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ.

Vendimi për emërimin gjyqtare të Merita Karaj
Ora 15:31
E konfirmon ekspertiza, arma në çantën e Fjolla Morinës ishte armë zjarri! Avokatja: S'është e rrezikshme! Lënia në arrest shtëpie masë ekstreme, jo e lehtë (VIDEO)

Në përfundim të seancën gjyqësore, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka njoftuar se ekspertiza balistike ka vërtetuar se arma që kishte në çantë këngëtarja ishte armë zjarri, por ajo shkon përtej duke e klasifikuar atë si "të parrezikshme". Duke u ndalur te shtatzënia, ajo shprehet se në vizitën e parë, mjeku nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse ishte në një pritje të ëmbël, e për pasoi iu nënshtrua dhe 2 kontrolleve të tjera që rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

"Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit", ka thënë avokatja.

Ora 14:46
'Arrest shtëpie' për këngëtaren Fjolla Morina

Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy armë. Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". 

Ora 13:57
Dha raport fals se Fjolla Morina është shtatzënë, 'arratiset' në Kosovë mjeku

1600776269_1600774289FMORINA22.jpg

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë,është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ora 13:43
Këngëtarja gënjeu për t'i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë

Këngëtarja gënjeu për t'i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit.

Raport i mjekësor i cili tregon mosqenien shtatëzënë të Fjolla Morinës
Ora 13:26
'Është apo jo shtatzënë'/ Iu nënshtruar kontrollit të dytë, Fjolla Morina me kokën ulur rikthehet në gjykatë

Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore për të vërtetuar shtatzëninë e saj.

Ora 13:12
Shtyhet sërish seanca, vendimi për Fjolla Morinën në 13:30

Shtyhet sërish seanca, vendimi për Fjolla Morinën në 13:30.

Ora 12:10
Si po përdor Fjolla Morina shtatzëninë për t'i shpëtuar burgut

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është duke  përdorur shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut, teksa më 19 shtator u arrestua në pikën kufitare të Morinës duke ardhur për Shqipëri me dy armë, njëra prej të cilave çakmak dhe disa fishekë. 

Edhe pse pika 3 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale, saktëson se gratë shtatzëna që kanë kryer vepra penale që dënohen “jo më pak në maksimum se 10 vjet burg”, mund të qëndrojnë në arrest me burg, mbrojtja e këngëtares është duke u kapur pikërisht pas shtatzënisë. Ndaj Fjolla Morinës, vepra penale e referuar në prokurori nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, është për “trafik të armëve dhe municioneve” që dënohet nga 10-20 vjet burg. Por edhe nëse akuza do të zbehet gjatë hetimeve në “armëmbajtje pa leje”, me ashpërsimin e Kodit Penal, dënimi shkon nga 7-15 vjet. 

Nëse faktohet me prova gjinekologjike që Fjolla Morina është shtatzënë, mbrojtja kërkon një masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak. Prokuroria nga ana tjetër, kërkon arrestin me burg, por nëse gjykata do të vlerësojë arrestin shtëpiak, organi i akuzës ka kërkuar që të vërtetohet në radhë të parë që Fjolla Morina është shtatzënë, përmes një vizite të dytë gjinekologjike, së dyti të paguajë 5 milionë lekë të rinj garanci pasurore dhe të paraqesë kontratë qiraje. 

Pikë 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thotë se nuk mund te vendoset masë arresti në burg ndaj grave shtatzëna ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç. Por pika 3 e të njëjtit nen e rrëzon këtë për vepra të rënda që dënohen deri në 10 vjet burg.

Neni 230 pika 3 e Kodit Penal që rrëzon pretendimin e avokates së Fjolla Morinës se nuk mund të rrijë në burg se është shtatzënë
Ora 11:22
Fjolla Morina në maternitet, do i nënshtrohet vizitës së dytë për të vërtetuar shtatzëninë

1547384333_fjollamorina.JPG

Report Tv mëson se Fjolla Morina i është drejtuar sërish maternitetit ku do t'i nënshtrohet një vizite të dytë për të vërtetuar nëse është shtatzënë, siç ajo pretendon ose jo.

Ora 11:05
Arrestimi i Fjolla Morinës/ Avokatja: S'janë armë zjarri, njëra është pistoletë për të trembur qentë tjetra çakmak

Në mbrojtjen e paraqitur sot në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka thënë se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarr, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

"Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak", thotë avokatja.

Ajo ka sqaruar edhe arsyen se përse u shty seanca gjyqësore.

"Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira", ka thënë avokatja.

Pretendimet e avokates mbrojtëse të Fjolla Morinës
Ora 09:18
Shtyhet për në orën 13:00 seanca për Fjolla Morinën/ Prokuroria kërkon 'arrest shtëpie' dhe garanci pasurore 5 mln lekë: Ekoja s'mjafton të vërtetohet shtatzënia

Report Tv mëson se seanca për Fjolla Morinën është shtyrë për në orën 13:00. Shtyhet për në orën 13:00 seanca për Fjolla Morinën. Report Tv mëson se Prokuroria ka kërkuar që në seancë të paraqitet gjenekologu që të vërtetojë shtatzëninë e saj pasi një eko është e pamjaftueshme. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" dhe një garanci pasurore 5 mln lekë.