Arrestimi i Fredi Belerit, Rama: Ndalimi të jetë i provuar dhe ligjërisht i motivuar, të mos nxitohet me konkluzionet politike! Skandal nëse s'ka prova

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar Berisha-Meta për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. Rama shkruan se beteja e Partisë Socialiste me kandidatin në fjalë nuk kanë lidhje me hetimet. Ai kërkon që pa dhënë fjalën e fundit drejtësia, nuk duhet të dilet me konkluzione politike. Beleri është aktualisht duke u përballur me drejtësinë pasi akuzohet për blerje votash. Për këtë arsye, Rama e cilëson këtë lëvizje të Prokurorisë së Vlorës së sprovë të madhe të drejtësisë në vigjilje të zgjedhjeve. Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka u ka kërkuar gjithashtu partnerëve tanë, Greqisë të monitorojnë me durimin e duhur punën e drejtësisë shqiptare. Xhaçka shkruan se legjislacioni shqiptar e dënon ashpër shitblerjen e votës.  

 “Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.”- shkruan Rama.

Rama ka folur edhe për një media mbi arrestimin e Fredi Belerit ku tha se u befasua nga ky zhvilim tërësisht të pavarur. 

 Për hir të vërtetës unë u befasova. Ky është një zhvillim që lidhet ne hetime tërësisht të pavarura, të cilin nuk kemi pas mundësi të marrim akoma informacione, sepse prokurori do t’i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë. Por nga ana tjetër, me sa kemi mundur të mësojmë nga policia e shtetit, bëhet fjalë për një hetim që ka filluar prej disa kohësh dhe kohë përpara se të fillonte polemika ime më këtë personazh, që u nxit nga një intervistë e tij e dhënë për mediat greke për helenizimin e Himarës. Bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do jetë vërtetë një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për këtë veprim, sepse bëhet fjalë për një kandidat që është në garë. Nëse nuk ka prova që ky njeri është i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari kriminale, atëherë do të ishte skandaloze.”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka bërë me dije se arrestimi i një kandidati të opozitës në kohë fushate është problematik. Sipas tij, organet e dritësisë duhet të provojnë fajësinë e këtij kandidati.

“Kjo temë është shumë delikate, fakti që ky është një kandidat që ky përfaqëson sipas tij disa ndjenja dhe elementë të vecantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri. Kjo është problem, është vërtetë problem. Kjo është një veprimtari që duhet të jetë e provuar katërcipërisht se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale që ndikon direkt në procesin zgjedhor.”, është shprehur ai. terësisht të pavarura, të cilin nuk kemi pasë mundësi të marrim akoma informacione, sepse prokurori do t’i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë. Por nga ana tjetër, me sa kemi mundur të mësojmë nga policia e shtetit, bëhet fjalë për një hetim që ka filluar prej disa kohësh dhe kohë përpara se të fillonte polemika ime më këtë personazh, që u nxit nga një intervistë e tij e dhënë për mediat greke për helenizimin e Himarës. Bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do jetë vërtetë një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për këtë veprim, sepse bëhet fjalë për një kandidat që është në garë. Nëse nuk ka prova që ky njeri është i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari kriminale, atëherë do të ishte skandaloze.”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri  ka bërë me dije se arrestimi i një kandidati të opozitës në kohë fushate është problematik.

Sipas tij, organet e dritësisë duhet të provojnë fajësinë e këtij kandidati.

“Kjo temë është shumë delikate, fakti që ky është një kandidat që ky përfaqëson sipas tij disa ndjenja dhe elementë të vecantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri. Kjo është problem, është vërtetë problem. Kjo është një veprimtari që duhet të jetë e provuar katërcipërisht se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale që ndikon direkt në procesin zgjedhor.”, është shprehur ai.

Fred Beleri ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga Partia Demokratike dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Së fundmi, ai u ndesh me një retorikë të ashpër nga kryeministri Rama. Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave. Rama e cilësoi Belerin një maskara për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Rama foli edhe me emra kur thha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin kanë ardhur nga shumë krah politikë dhe jo vetëm pasi në një deklaratë të tijën për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

Postimi i Ramës në Twitter

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, Veliaj: Raste të tilla lidhen gjithmonë me PD dhe LSI! Mendojnë se mbështetja e popullit blihet me para

1683624576_veliaj.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktin e shitblejes së votës nga ana e kandidatit të dyshes Berisha-Meta në Himarë. Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se qartazi sa herë ka histori me shitblerje votash, lidhet gjithmonë me PD-në ose me LSI-në.

“E kam ndjekur lajmin në qytetin e Himarës, siç kam ndjekur edhe lajmin te Fresku, ku ishin zyrtarët e ish LSI-së ata që po merreshin me këtë punë. Unë kam përshtypjen se automatikisht, sa herë dëgjon raste të tilla, ti e di gjithmonë që lidhet o me PD-në, o me LSI-në. Pyetja për shumë njerez, ndoshta naïve, është: “Si nuk iu mbarojnë paratë? Kanë kaq vite në opozitë dhe vazhdojnë e blejnë vota?! Qartazi mendojnë se mbështetja publike, dashuria e popullit blihet dhe nuk e kuptojnë se ndoshta, për të qenë një forcë e besueshme duhet të punosh, të tregosh se ke disa rezultate. Tirana ka treguar se i shpërblen ata që punojnë, i shpërblen ata që thonë të vërtetën”, deklaroi Veliaj.

Veliaj, që është dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se akoma më e rëndë është shitblerja e kombit, duke bërë deklarata për helenizim të tokave shqiptare.

“Në qoftë se i referohemi rastit të Himarës, dua të theksoj diçka, që ajo që është e rëndë në Himarë nuk është shitblerja e votës, sepse është po aq e rëndë ajo e Himarës me këtë të Freskut, apo raste të tjera, ku kemi pasur fenomene të tilla. Gjëja më e rëndë është që personi që angazhohet, ka bërë akte, për mendimin tim, akoma dhe më të dënueshme, edhe pse shitblerja e votës është absolutisht e dënueshme dhe duhet të mbajë përgjegjësi secili, por akt akoma dhe më i dënueshëm është shitblerja e kombit, shitblerja e vendit, fakti që ti thua që një tokë shqiptare do ta helenizosh, apo do bësh gjëra të kësaj natyre. Ndaj në kategorinë e shitblerjeve, në kategorinë e krimeve, jo çdo krim është në të njëjtin nivel. Krimi i shitblerjes së vendit është më i rëndë sesa vetëm i votës. Ndaj, unë besoj se gjëja më e rëndë në pyetjen e parë që ju bëtë, nuk është shitblerja e votës, është shitblerja e atdheut”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë dhe jo ata kandidatë që thonë gjëra të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota.

“Nuk besoj se ka njeri iluzione që në Tiranë këto parti, PD dhe LSI, mund të blejnë vota dhe të ndryshojnë rezultatet. Tirana është një realitet shumë, shumë i madh, por edhe një realitet që ka një inerci. Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë, ata që janë më këmbë në tokë, ata që nuk thonë apo nuk bëjnë petulla me ujë dhe nuk thonë gjëra komplet të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. Në Tiranë, gjithmonë e më pak, shohim fenomene të tilla. Jam krenar për Tiranën sepse tregon që qytetaria dhe niveli i civilizimit në Tiranë është i tillë që as nuk i qas personazhe të kësaj natyre. Për ne situata të tilla në Tiranë janë përralla nga e kaluara sepse besoj se dinjiteti me të cilin sillen qytetarët e Tiranës është mbresëlënës dhe jam krenar për këtë”, tha Veliaj.

Ora 14:36
Arrestimi i Fredi Belerit, Xhaçka: Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë! E lëmë drejtësinë ta trajtojë pa presione  

1681461559_Screenshot2.png

Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sa i takon arrestimit të Fred Belerit. Ajo thotë se fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon grekëve që të monitorojnë nga afër situatën pa presione

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve.”- shkroi Xhaçka.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi