Arrestimi i Fredi Belerit, Ministria e Jashtme reagon ndaj Athinës: Keqardhje! Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd

Arrestimi i Fredi Belerit, Ministria e Jashtme reagon ndaj Athinës: Keqardhje! Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd

Një amendament i deputetëve greke është paraqitur në Parlamentin Evropian që në raportin për Shqipërinë të përmendet mbajtja në burg të Fredi Belerit. Zëdhënësi i Qeverisë greke ka thënë të enjten, 6 korrik, se Greqia shpreh shqetësimin për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek, por edhe ndaj parimeve  të Bashkimit Evropian.

Në një reagim Ministria e Jashtme në Tiranë e konsideroi të pavend këtë deklaratë që injoron realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri.

“Qeveria e Shqipërisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve”, nënvizon Ministrja e Jashtme.

Teksa i bëhet thirrje qeverisë greke që të presë drejtësinë të thotë fjalën e saj, Ministria nënvizon faktin se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i SPAK dhe GJKKO, strukturta të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE.

 

Deklarata e Ministrise se Jashtme

"Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Sic e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri.

Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.

Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë  dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE.

Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj." thuhet ne deklarate. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 07/07/2023 17:43

    Jo mo Jo u kujtuat te ktheni pergjigje. Si I thuhet gomarit..bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan