Arrestimi i Gjuriç, ambasadori i SHBA në Serbi: Hap i madh pas!

Arrestimi i Gjuriç, ambasadori i SHBA në Serbi: Hap i madh pas!

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sonte se ngjarjet e fundit në Mitrovicë janë hap i madh pas.

“Zhvillimet e sotme në Mitrovicë paraqesin hap të madh pas. Shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e ftohta dhe të mundësojnë qetësimin e situatës. Dialogu nuk ka alternativë dhe bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve në Ballkan”, ka shkruar Scott në Twitter, raporton lajmi.net.

Reagimi i tij erdhi pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan pasditen e djeshme shefin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Me këtë rast presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thirri edhe mbledhje urgjente të Këshillit Nacional të Sigurisë, ku akuzoi rëndë krerët e shtetit të Kosovës dhe policinë. Ai kërcënoi edhe serbët që ishin pjesë e aksionit të PK-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy