Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kim telefonon Krajën: E falenderova për hetimet e fundit të SPAK! Reforma në drejtësi po jep rezultate

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kim telefonon Krajën: E falenderova për hetimet e fundit të SPAK! Reforma në drejtësi po jep rezultate

Kreu i SPAK Arben Kraja dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 8 personave të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e gjatë telefonatës e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës dhe e ka inkurajuar të vijojë më tej hetimet. Më tej, ambasadorja shkruan se arrestimet e fundit reforma në drejtësi po jep rezultate

"Unë takova Arben Krajën 1 vit  më parë (siç shihet në foto). E mora në telefon atë sot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate që tani. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku hap pas hapi”, shkruan Yuri Kim.

Super operacioni i SPAK, i ka vënë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, dje teksa ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër, Saimir Petani, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Në pranga përveç Hoxhës ka rënë dhe avokati i të dënuarit, Aldo Tabaku dhe 8 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Ato kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale, me qëllim lirimin e të dënuarve me burg. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko - ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

Soit Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një nga provat që ka fundosur gjyqtaren. Janë pikërisht disa foto të siguruara nga gazetari Arsen Rusta, ku shfaqet gjyqtarja me avokatin e të dënuarit, Aldo Tabaku, së bashku në një pastiçeri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia