Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)

KRUJË- Super operacioni i SPAK, i ka vënë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër. Report Tv mëson ekskluzivisht se Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani. Report Tv ka zbardhur emrat e plotë të arrestuarve, ku mes tyre  është edhe një pjesë e stafit të Gjykatës së Krujës, dhe mjekë, pasi këto të fundit lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit, në rastin konkret të Petanit.

Operacioni është kryer ditën e sotme rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të enjte. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Report Tv ka sjellë video ekskluzive nga momenti kur është arrestuar gjyqtarja, si edhe nga sekuestrimi i kompjuterave dhe dosjeve në Gjykatën e Krujës. 

Skema
Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si ky grup i strukturuar kriminal, siç i cilësonte SPAK, funskiononte. Fillimisht, të dënuarit siguroheshin që të merrnin avokat Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko - ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

Kush është gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Kujtojmë që ILD ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht skedën e pasurisë së pazakontë të gjyqtares të shumfishuar ndër vite

Të arrestuarit 
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi

Përgjimet e sekretares së Gjykatës zbulojnë korrupsionin në shëndetësi
Nga përgjimet në kuadër të këtij operacioni në Gjykatën e Krujës, është zbuluar edhe një rast korrupsioni në Shëndetësi. Mësohet se sekretarja e Gjykatës Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgur Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

*Gazetarët e Report Tv, Julian Shota dhe Arsen Rusta raportuan hap pas hapi për këtë ngjarje me informacione dhe pamje ekskluzive

Kronika e ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Operacioni i SPAK në Gjykatën e Krujës, kush ishte Saimir Petani, i dënuari që priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha

Detaje te reja nga grupi operacioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal në organin e drejtësisë konkretisht në Gjykatën e Krujës.  I dënuari që pritej të lirohej ditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, Saimir Petani (Terkuci) vrau në 1995 shokun e tij me thikë. Fillimisht i hodhi granatë por kur ajo nuk shpërthru, ai e vrau shokun e tij me thikë. Gazetari Arsen Rusta, në një lidhje për  “Repoltiix” në Report Tv raportoi se më 10 dhjetor 2020 Saimir Petani ka kërkuar ulje dënimi dhe seanca do të zhvillohej nga gjyqtarja Elisabeta Gjoni në Gjykatën e Krujës, por i nuk u paraqit në seancë dhe çështja është mbyllur. Më 18 dhjetor Saimir Petani kërkoi sërish seancë për ulje dënimi dhe këtë herë u sigurua që seanca të zhvillohej  me Enkelejda Hoxhën e cila më datë 1 shkurt vendosi ta ulë dënimin në 90 ditë burg.

Saimir Petanin është i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë.

Kanë qenë pikërisht këto lëvizje dhe seanca e sotme që priste ta nxirrte atë në burgu që ka bërë që SPAK të vepronte në mënyrë të menjëhershme duke arrestuar jo vetëm Enkelejda Hoxhën dhe Saimir Petanin, por dhe 11 persona të tjerë.

Ora 19:37
E kishte kthyer shtëpinë dhe zyrën në bankë, SPAK sekuestron 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash doktorit Edvin Prifti! Përgjimet që 'fundosën' mjekun

Pas kontrollit të banesë së gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPAK ka bërë kontrolle edhe në banesën dhe zyrën e doktorit të QSUT-së, Edvin Prifti duke i sekuestruar 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash. Mjeku e kishte kthyer banesën dhe zyrën e tij si bankë, aq sa ka habitur edhe prokurorët e  SPAK dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të cilët kanë sekuestruar shumën e parave. Ata gjithashtu kanë sekuestruar kompjuterin dhe celularin e tij, ndërsa mjeku është pezulluar nga detyra si kardiokirurg në QSUT

Shuma e gjetur prej 250 mijë eurosh dhe 160 milionë lekëve të vjetra mendohet se janë produkti i korrupsionit të ushtruar nga mjeku Ervin Prifti me detyrë kardio-kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” . Konkretisht në shtëpi i janë gjetur 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra, ndërsa në zyrë i janë gjetur cash 50 mije euro 30 milionë lekë të vjetra.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti.

Super operacioni i SPAK ditën e sotme i ka vënë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  Në pranga u vunë 13 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

1613070931_1613068696ervinprifti.jpg

Ora 15:33
Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, KLGJ: Kemi marrë masa për vijimin e punës në Gjykatën e Krujës

Bastisja nga SPKA e Gjykatës së Krujës dhe arrestimi gjatë seancës gjyqësore të gjyqtares Enkelejda Hoxha, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili shprehet se do të merren masat që puna në këtë gjykatë të vijojë normalisht dhe pa penguar punën e saj dhe proceset ndaj qytetareve.

“Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji”, thuhet në reagimin e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet se respekton pavarësinë e institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt ligjor. KLGJ thekson se do të marrë në vazhdimësi të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor. 

Ora 13:37
Me kapuç në kokë, momenti kur gjyqtarja Enkelejda Hoxha mbërrin në Policinë e Tiranës (VIDEO)

Report Tv sjell video nga momenti teksa gjyqtarja Enkelejda Hoxha mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo shfaqet me kapuç, me qëllim fshehjen nga kamerat.

1613046996_Sequence03.00000804.Still026.jpg

Ora 12:12
EKSKLUZIVE/ Zbardhet skema! Gjyqtarja Enkelejda Hoxha 12 mijë euro për lirimin e të dënuarit, roli që kishte avokati dhe sekretarja

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur ekskluzivisht skemën se si ka funskionuar ky grup me qëlli lirimin e të dënuarit Saimir Petani.

Falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë- Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro.

Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelda Hoxha.

Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se Shkëlqim Korbi, është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O. K. me objekt revokim të masës mjekësore "mjekim i detyruar spitalor....". Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko - ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë mjekësisë - ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O. K.

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt kirurgu Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere në QSUT. 

Ora 11:58
U arrestua kur po lironte një tjetër të dënuar, Policia kontrolle në shtëpinë e gjyqtares Enkelejda Hoxha në Tiranë, gjenden 10 mijë dollarë

Policia e Tiranës ka shkuar për kontroll edhe tek shtëpia që ka në pronësi gjyqtarja Enkelejda Hoxha në zonën e Komunës së Parisit në rrugën "Medar Shtylla", ku janë gjetur chash 10 mijë dollarë.

Ora 11:56
Bastisja e Gjykatës së Krujës/ Avokati bën rezistencë, Policia e shtrin për tokë dhe e arreston, merr lëndime në kokë

Report Tv mëson se mes të arrestuarve është edhe avokati i të dënuarit, Saimir Petani, Aldo Tabaku. Dëshmitarët i thanë gazetarit Julian Shotës se Tabaku ka bërë rezistencë, e për pasojë ai është arrestuar me forcë duke e shtrirë në tokë. Nga sa raportohet ai ka marrë lëndime në kokë gjatë arrestimit.

Ora 11:45
EKSKLUZIVE/ Do lironte një të dënuar për vrasje, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar pasi do të lironte nga burgi Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje. Ai është ekstraduar nga Italia i dënuar me 25 vite për vrasjen e Romeo Beqirin. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar të cilët dyshohet se kanë paguar gjyqtaren për ta liruar.

Ora 11:27
Video EKSKLUZIVE nga momenti i arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

Report Tv sjell video ekskluzive nga momenti i arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gazetari Julian Shota raporton se urdhër arresti iu komunikua gjyqtares teksa mbante një seancë gjyqësore.

 

Ora 11:16
Bastisja e Gjykatës së Krujës/ Report Tv zbardh emrat e 10 të arrestuarve, akuzohen për korrupsion

Me urdhër të SPAK është vënë sot në pranga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha e 10 zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal e korrupsion. Në njoftimin zyrtar të SPAK, bëhet me dije se të arrestuarit akuzohen për veprat penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë. Nga sa mësohet mjekët e arrestuar lëshonin raporte fiktive për shëndetin e të dënuarve.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve", njofton SPAK. 

Ora 11:07
Çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 13 zyrtarë të tjerë në Krujë, kush është ‘prokurori trim’ që drejtoi operacionin e SPAK

Report Tv ka mwsuar se prokurori i cili ka çuar në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe zyrtarë të tjerë në Gjykatën e Krujës është Altin Dumani. I gjithë operacioni është drejtuar nga ai.

Po kush është Altin Dumani? Në moshë 46-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. 

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Ora 11:02
Bastiset Gjykata e Krujës, sekuestrohen kompjuterat, celularë e dosje! Report Tv sjell videon ekskluzive

Janë sekuestruar kompjuterat, celularët e dosjet të gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe të zyrtarëve të tjerë në Gjykatën e Krujës. Report Tv sjell video ekskluzive nga ky moment. 

Ora 10:53
Bastisja në Gjykatën e Krujës/ Mes të arrestuarve familjarë të të dënuarve, mjekë e oficerë, lëshonin raporte fiktive për të dënuarit! Ka përgjime e filmime

1613036528_gjykatakruje4.jpg

Report Tv ka mësuar se mes personave të arrestuar ka edhe doktorë dhe oficerë. Mësohet se të burgosurit lëshonin raporte fiktive të shëndetit për të burgosurit. Ato janë mbajtur prej kohësh në vëzhgim, e për këtë ka filmime, foto e përgjime. Gjthashtu mes të arrestuarve ka edhe familjarë të të dënuarve. 

Ora 10:39
Gjykata e Krujës ‘grup i strukturuar kriminal'! 13 të arrestuar, mes tyre edhe kancelari

1613036476_gjykatakruje1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Gjykatën e Krujës. Mësohet se janë arrsstuar 13 persona, mes tyre edhe kancelari i Gjykatës. Hetimin ka iniciuar Policia për grup të strukturuar kriminal në Gjykatë.

Ora 10:22
Kush është gjyqtarja e arrestuar nga SPAK, liroi nga burgu të dënuarit më burgim të përjetshëm (VIDEO)

SPAK ka bërë një goditje të fortë ditën e sotme në Gjykatën e Krujës, pasi ka urdhëruar arrestimin gjyqtares Enkelejda Hoxhën.

Kush është Enkelejda Hoxha? Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka paralajmëruar se vendimet e gjyqtares Hoxha do të jenë objekt verifikimi.

Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijonte të merrte vendime, dyshime të forta shfaqen rreth pasurisë së saj. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht skedën e pasurisë së pazakontë të gjyqtares të shumfishuar ndër vite.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/02/2021 01:46

    Lajm i mire,SPAKU po jep rezultatet e reformes ne drejtesi.Bravo z.prokuror,shpresoj te kete me shume si ju!Tani radhen e ka gjykata.Nuk me intereson, ne se do ta lene ne burg,apo ne shtepi per momentin,me intereson sa do te denohen ne fund.Shpresoj qe te bien ne duart e ndonje gjyqtari po aq te ashper sa dhe prokurori.Nje gje me ben pershtypje me kete gjykatesen:ishte vene nen verzhgim dhe rrezikonte te pushohej,e megjithate,prape vazhdonte,sikur ishte e sigurte qe nuk kishte per t'i ndodhur asgje.Kaq i thelle eshte korropsioni aty ,sa e dine ose do denohen pak,ose aspak,qe kane kurajo e vazhdojne keto gjera,pa frike !!!

    Përgjigju
  • vera: 11/02/2021 23:47

    KJO GJYQTARJA HOXHA DUHET VARUR ATY NE RREPET E KRUJES.....

    Përgjigju
  • BENI: 11/02/2021 23:35

    KETIJ doktorit futini nje gjobe,,,dhe lijeni te punoje se eshte kirurg i mire,,,,,nuk kemi ku gjejme doktore te mire,,,po e beri prape jepini gjobe prape,,,po e perseriti per te treten here prape gjobe,,,ne te katerten here pushojeni nga puna...

    Përgjigju
  • ora news: 11/02/2021 23:29

    KJO QELBESIRE E POSHTER i liroi te gjithe kriminelet,,,,,pse nuk e arrestoi shteti qysh ne fillim kete maskareshe grua....kesaj i duhet marre e gjithe pasuria ,,,shtepi,,toka,,makina,,etj,,por jo vetem kesaj te gjitheve prokuroreve dhe gjyqtareve qe kane bere poshtersi te tilla,,,dhe kane marre para........

    Përgjigju
  • Murat: 11/02/2021 22:47

    O SPAKU PO E BO DHE NJI XHIRO TE SHPEJT NGA BURRELI PER MURAT LLESHIN MOS SHKO VETEM ME MAKIN MER DHE NJI BLIND TE BANKES ME JA SEKUESTRU KREJT LEKET DO BESH MIRE MERRI ME RRADH✌️

    Përgjigju
  • Ehuuu: 11/02/2021 21:51

    Hajde leke doktori hajde. Dhe thone politikanet po na ikin doktoret ne gjermani. Po keta kan gjermanine ketu ne shqiperi, as taksa asgje nuk paguajne. Te ven ne gjermani ja keput koken ne takse gjermoni

    Përgjigju
  • hmm: 11/02/2021 20:11

    kta jane koke turku para zgjedhjeve..do kete te tjera raste

    Përgjigju
  • Bobi: 11/02/2021 19:45

    Bo bo cfare baterdie paska bere Edvin Prifti Hajde kollodok hajde

    Përgjigju
  • Poplli: 11/02/2021 19:38

    PSE E DRAMTIZONI O MASHTRUSA... KU I SHIFINI PRANGAT ... PO TE ISHTE QYTETAR I THJESHT DI IA KISHIN VENE PRANGAT DHE DOE DEGJENERONIN... POR ATE E KANE MARE SI NUSE PA PRANGA NE MAKIN PA LOGO TE POLICIS.... E KANE TRAJTUAR SI PRINCESH.... DUHET TE FILLOJ HETIM PER GRUPIN E SPAK PER TRAJTIM ME DY STANDARTE DHE MOS ZBATIM TE RREGULLORES SE SHOQERIMIT TE PERSONIT TE DYSHUAR NE POLICI.

    Përgjigju
  • Une: 11/02/2021 18:53

    Me lajmeroni kur te behet sekuestro e pasurise se perfituar jashte ligjit per ndryshe nuk jam i interesuar per show mediatik

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/02/2021 18:18

    Edvin Mafia po vret drejtesine. Te cohemi revolucion ta permbysim Birisha shpres per Shqipnin dhe drejtesin

    Përgjigju
    • Shkelzen: 11/02/2021 19:49

      O Vicidol i leshit ti nuk je shqiptar por ndonje serb i maskuar me profilin shqip se edhe kur komenton me dukesh me prejardhje sllavo-ruse po fajin nuk e ti por ata qe ti beje publike komentet perqarse e denigruse e me analfabet te mjere.

  • Paulin: 11/02/2021 18:10

    do te filloj te besoj me te vertete kur te kapen kokat.gjithsesi nje lajm shume i mire

    Përgjigju
  • blenard: 11/02/2021 17:00

    He pisa qe e shkaterruat kete vend!

    Përgjigju
  • artan: 11/02/2021 16:39

    Hajde me kembe te mbare SPAK-u

    Përgjigju
  • Alfons: 11/02/2021 16:13

    Perse nuk i vendosen prangat kesaj ne duar,sic behet me cdo njeri tjeter qe arrestohet,perse mbahet me hater apo eshte zonje e rende dhe si rrine mire prangat .shtet kartoni qe ben i forte vetem me fukarejte dhe njerezit pa perkrahje:

    Përgjigju
    • Bilali: 11/02/2021 17:32

      Prangat jan per kalamajt qe kapen me cigare hashash e fukarenjt qe vjedhin energji. Kjo esht hajdute e nivelit te larte.Haruan ti shtrojne tapetin e kuq

  • Deputeti: 11/02/2021 16:03

    Do ndikoj qe ajo te Dali me arrest shtëpie. Ajo eshte mike qe me ka liruar vellain te akuzuar per tre vrasje. Do ja kthej nderin e SPAK mos u fut ne punet tona shko merri me ata qe shesin qepe jo me ne qe kemi shtetin ne dore dhe mireqenien e familjeve tona ..m fal mireqenien e popullit

    Përgjigju
  • Eri: 11/02/2021 14:32

    Shpresojme te filloje te veproje drejtesia e vertete,te hapet nje faqe e re per Shqiperine dhe popullin e vuajtur.Ne burg te gjithe hajdutet dhe te korruptuarit qe tu kthehet besimi njerezve.

    Përgjigju
  • Niku: 11/02/2021 13:25

    BRAVO SPAK! me ne fund po fillon besimi tek ju, komplimente dhe kurajo prokurorit Dumani.

    Përgjigju
  • Meni: 11/02/2021 13:20

    Bravo, z.Altin Dumanit. Kështu duhet të jet prekurori i shtetit.

    Përgjigju
  • Flm: 11/02/2021 13:14

    Zemra mal... mishi kokerr, a thu po ndodh vertete Te vihet drejtesia ne vend... Do doja shume si nje jurist i vjeter, te shkoje dicka ne vend te vete Por e larget duket.

    Përgjigju
  • Baku: 11/02/2021 13:01

    I lumte SPAK-ut. Me ne fund, me ne fund nje çeshtje e rendesishme per te kthyer besimin te drejtesia.

    Përgjigju
  • Spak: 11/02/2021 10:35

    Bravo spak, po se besoj se do ket rezultat, Sepse kto meritojne burg si ato qe kane bandat nxjerre nga burgu, Por kto e fillojne me buje dhe e mbarojne me vrime ne uje. Uroj te jete e vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi