Nëntë procese gjyqësore janë shtyrë në dhomën civile të Tiranës këtë të martë pas arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Këto shtyrje kanë ardhur si shkak i mungesës së gjyqtarit i cili prej shumë orësh mbahet në policinë e Tiranës.

Ndër gjyqet e shtyra është dhe ai me familjen Jazenxhi ku dy të arrestuarit që dhanë para i përkasin palës paditëse dhe sot në 09:15 minuta do merrnin vendimin në favor të tyre me plot 800 mijë lekë të dhëna në dy pjesë.

Shqiptarja.com ju sjell një faksimile të proceseve gjyqësore që Ibrahim Hoxha do të zhvillonte këtë të martë ku ai kryeson gjykimin dhe në një proces të Ministrisë së Ekonomisë me Komunitetin Musliman për çështje pronësie.

proceset gjyqesore

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)