Arrestimi i Haradinajt, Leskaj-
KiE: Shkelen të drejtat e njeriut

Arrestimi i Haradinajt, Leskaj-<br />KiE: Shkelen të drejtat e njeriut
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, ka shprehur shqetësimin e arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, përmes një letre drejtuar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Pedro Agramunt.
 
Leskaj shkruan në letrën e saj se ky vendim i autoriteteve franceze, vështirëson ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd si dhe përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

"Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.
Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë)",
thuhet në letrën e Leskajt. 

Ajo i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshilli të Europës të ndërhyjë për lirimin e Haradinajt, ndërsa kërkon edhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen 

Letra e plotë e Leskajt: 
I dashur President,
Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju dërgoj sërish urimet e mia më të mira për Vitin e Ri 2017!
Nisur nga ngjarja e fundit e ndalimit në France të Kryetarit të partisë së AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës) z. Ramush Haradinaj më lejoni të parashtroj qëndrimin tim si Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-s si dhe Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE-s.
Ndalimi i z. Ramush Haradinaj në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.
Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd.
Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.
Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë).
Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë

'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë