'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë

Avokati Spartak Ngjela komentoi në ‘Studio Live’ Report Tv aktivitetin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin. Ngjela thekson për Arbër Hitajn se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë.

'Janë 4 milion arvanitas në Greqi. S’kanë shkolla shqipe. Çdo shtet duhet të ketë personalitetin e tij. Pse nuk kërkon shkolla qeveria shqiptare për arvanitasin atje. Janë autoktonë. Të tjerët janë të ardhur. Autoktonë janë shqiptarët dhe një grup i vogël grekësh. Janë të gjithë të ardhur nga Anadolli. Ne e kemi racën të barabartë me arvanitasit. S’kemi asnjë konflikt me ta. Çfarë kërkojnë ata?'

Vorio Epiri sipas Ngjelës është një injorancë anti-shqiptare.

'Çfarë ka reaguar Athina? Nuk ka thënë gjë. Nga i merrni,. Nuk kam dëgjuar gjë. Vajti atje takoi shqiptarët dhe iku. Dhe iu tha që Vorio Epir nuk ka se është një budallallëk dhe injorancë anti shqiptare që e kanë pasur qeveritë reaksionare greke. Vorio Epir do të thotë Epir i veriut. Po i jugut ku është? Rama vajti atje për të treguar se jemi të fortë. Dhe mirë bëri.'

Ligji i luftës i Greqisë me Shqipërinë nuk ekziston sipas avokatit pasi jemi dy vende në NATO.

'Ligji i luftës është hequr. E kanë deklaruar, ka marrë fund. Janë kot broçkulla që nxjerrin anti shqiptarët. Shqipëria është në NATO. Bëhuni njerëz tamam,. Mos dëgjoni injorantët në trotuare. Shqipëria dhe Greqia janë në NATO, si ka mundësi të jenë në gjendje lufte dy anëtarë të NATO. Jemi në NATO të dy. Kush e kërcënon njëri tjetrin? Po të ishte çështja e Vorio Epirit, po të vinte veton Greqia nuk hynim në NATO. Ne kemi hyrë në NATO. Mori fund.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë

 

Avokati Spartak Ngjela mendon se zgjedhje e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të jetë një problem për Kosovën, siç aludohet shpesh se Trump favorizon Rusinë dhe Serbinë. Sipas Ngjelës, Trump ishte president dhe për asnjë moment nuk e goditi pavarësinë e Kosovës. 

'Për problemin e Kosovës nuk flet dot njeri, sepse është bombarduar NATO dhe ka bombarduar Beogradin. Dhe Millosheviçi pas një segmenti kohor dha dorëhiqej dhe lejoi Kosovën. Është marrë me luftë botërore. NATO ka bombarduar Beogradin. Pse nuk ndërhyri Rusia? Abstenoi. Forca e presidentit amerikan. Kosova është në këshill sigurimi. Është luftë botërore dhe Kosova bën shumë mirë që ka ushtrinë e vet.

Pavarësinë e saj e ka pranuar Amerika dhe shtetet të tjera. Mirë është që po të jetë Kosova e fortë nuk ka oreks Serbia ndaj Kosovës. E patë si ikën në Banjskë? Si ka mundësi të kërcënohet një shtete që ka dalë me votat e këshillit të sigurimit. Nëse Serbia kalon në aventurë problem tjetër. Mos harroni, që një shtet shqiptar është anëtar i NATO. Të shikojmë si do avancojnë ngjarjet. Nuk ka mundësi të kërcënohet Kosova se e mbron NATO.

Trump qe president, pse nuk e goditi pavarësinë e Kosovës. A jeni në vete apo jo? Ideja e shkëmbimit të territoreve është gabim i atyre që janë në burg, i liderëve të Kosovës që janë në burg. Nuk ka marrëveshje për ndërrim territoresh. Është në dorë të lidershipit të Kosovës. E dini të drejtën ndërkombëtare? Si u lënkan territoret ashtu si mendoni? Asnjë gjë nuk i ndodh Kosovës, jo Trump të vijë po kush të dojë. Presidentët nuk i godasin dot doktrinat e presidentëve të tjerë, se kanë dalë në Kongres. Ka qenë president. Apo harruat? Biden e mundi.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat

Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat