Kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar për herë parë publikisht arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u ndalua rreth një vit më parë me forcë nga dhjetëra policë pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg.
Ishin mbi 10 forca policie, pjesa më e madhe me maska, të cilat ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë.
Teksa raportonte te Komisioni i Ligjeve, Altin Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit Tedi Blushi, mbi ndalimin e ish-presidentit.
“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”,- ishte pyetja e Tedi Blushit.
Kreu i SPAK tha se arrestimi në këtë formë i ish-presidentit, “linte për të dëshiruar”, por sipas tij urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe se është kundër kësaj mënyre. Më tej ai tha se masën për arrestim, e ekzekuton policia.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit. Urdhrat e ekzekutimit i bën Policia e Shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.
Lajmi kryesor:
Mandati 9-vjeçar? Dumani: Nuk rikandidoj më, por ç'do bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti! 11 mln € kripto të bllokuara, na duhet portofol dixhital










