Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës dhe procesit penal që ka nisur SPAK ndaj tij. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp me presidenten e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn, Rama nuk preferoi të komentonte gjatë, por theksoi se rasti i Ilir Metës është një rast që i takon drejtësisë.
"Asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në prani të miqve të huaj por dhe për faktin se qysh se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ka nisur të zbatohet as unë e as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për cështje që i takojnë drejtësi. Kur ndodh që cështjet të përmbyllen mbase ndonjë rast ia vlen të bëhet ndonjë koment sidomos kur vihet në vend dretjësia lidhur me fenomene katastrofike si shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon drejtësisë"
Duke e vënë theksin në përparimin e reformave, e veçanërisht të asaj në drejtësi, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, politikanit që në 34 vite mbajti postet më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
"Siç e dini unë nuk do bëj komente për procedime gjyqësore. Ne bashkëpunojmë me qeverinë dhe punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale. Suksesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës dhe ja që këtu me Shqipërinë kemi një shembull vërtetë të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shumë shpejt dhe nëse gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt, deri në fund të vitit të ardhshëm. Pra është plan ambicioz. Do ketë nevojë për shumë punë. Prandaj ka arsye, është e arsyeshme që të mos kemi një datë të saktë. Por që duhet bërë e gjithë puna për t’u bërë shtet anëtarë dhe që ky proces varet nga merita e çdo vendi." tha Von der Leyen
ti e bere president kur e dije cfare mostre ishte liri, bravo te qofte peshqeshet u tuaja do kemi per kurriz se me duart e tua sben asgje
Përgjigju