Ish-deputeti Çyrbja vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë! I ushtrohet kontroll në banesë, sekuestrohet makina dhe telefoni

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK për lidhje me një grup kriminal, u transferua nga paraburgimi i Durrësit në Bllokun e Sigurisë në Tiranë.

Mësohet se Policia e Shtetit që ka shkuar në ndihmë të prokurorëve për ekzekutimin e urdhër-arresteve, ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-ligjvënësit, teksa kontrolle u zhvilluan në Durrës dhe Shijak në kuadër të aksionit dhe personave të tjerë që mund të jenë në dosjen e SPAK.

Nuk ka detaje se çfarë është gjetur deri tani si provë fizike, teksa sipas procedurës është sekuestruar makina e ish-deputetit dhe mes sendeve të bllokuara është i përfshirë edhe telefoni. SPAK do të japë nesër detaje për operacionin, kurse ndaj ish-deputetit ka 3 akuza të rënda.


Lajmi kryesor:

Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit